Tematike
Suksesi i dobët, nuk është faj i nxënësve me prejardhje të huaj
Pjesëmarrja e nxënësve të dobët vendës, në kantonin e Cyrihut është më e lartë se në të gjitha kantonet tjera gjermanishtfolëse

„Shkaktari për suksesin e dobët të nxënësve të Cyrihut duket se është gjetur lehtë dhe shpejtë: fajtorë janë nxënësit e shumtë me gjuhë amtare të huaj dhe familjet me prejardhje migrantësh. Por, ky sqarim nuk është i mjaftueshëm”, shkruan gazeta “Sonntag”, duke iu referuar arsyetimit të autoriteteve arsimore të Cyrihut, pas rezultateve të dobëta që ka treguar ky kanton në testin “Pisa”.
Në një krahasim me kantonet tjera, bazuar në testin Pisa, Cyrihu qëndron keq. Çdo i pesti nxënës 15 vjeçar është aq i dobët në lëndët si gjuhë gjermane, matematikë dhe shkenca natyrore, sa që perspektiva e tyre profesionale duket e rrezikuar. Ndërsa autoritetet përgjegjëse duket se e gjetën tepër lehtë “arsyen”: “fajet i ka numri i madh i nxënësve me prejardhje të huaj dhe i familjeve migrante, numri i të cilëve në këtë kanton është pothuaj dyfish më i madh se në kantonet tjera. Ndryshe, nxënësit me gjuhë amtare gjermanishten, janë në mesataren e kantoneve tjera”.
Por, kjo është vetëm gjysma e të vërtetës, konstaton “Sonntag”. Ndonëse rezultatet e tyre vërtet sillen rreth mesatares, megjithatë, pjesëmarrja e nxënësve të dobët vendës, me gjuhë amtare gjermanishten, në kantonin e Cyrihut është më e lartë se në të gjitha kantonet tjera gjermanishtfolëse. Në këtë listë ata janë të fundit, pas Bernës, St.Gallenit dhe Aargaut. rezultatet më të mira në këtë konkurrencë i ka arritur kantoni Schaffhausen. Dhe, në atë kanton ka po ashtu shumë nxënës me prejardhje të huaj, por kjo nuk e pengon këtë kanton që në të gjitha kategoritë të zë vend në majë.
Rrjedhimisht, arsyet (për suksesin ose mossuksesin) nuk kanë të bëjnë vetëm me të huajt, sepse, krahasuar me testin e para 9 vitesh, rezultatet e nxënësve të huaj kanë përparuar fuqishëm drejt barazimit me ata vendës. Faktori më i rëndësishëm për mossuksesin duket të jetë sfondi i prejardhjes sociale. Dhe ky sfond, vazhdon gazeta, nuk varion në asnjë kanton tjetër gjermanishtfolës më shumë se në Cyrih. Kjo ua vështirëson punën arsimtarëve sepse ka një dallim shumë të madh në mes të nevojave dhe të bazës mësimore që kanë nxënësit
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri