Sport
Krasniqi viziton Prekazin, falënderues për veprën e familjes Jashari
Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi është treguar falënderues për veprën e familjes Jashari që falë tyre erdhi liria
Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi ka vizituar Prekazin për të nderuar veprën heroike te komandantit legjendar, Adem Jashari, njofton albinfo.ch.
Boksieri shqiptar është treguar falënderues për veprën e familjes Jashari që falë tyre erdhi liria.
“Përjetësisht FALËNDERUES për veprën e Bacës Adem Jashari dhe mbarë Familjes Jashari në Prekaz. Atdhedashuria e tyre është LIRIA e jonë sot.
19 vjet më parë këtu në Prekaz (Kosovë) një nga masakrat më të mëdha të disa dekadave të fundit të historisë evropiane. Paraushtarakët serbë masakruan 56 anëtarët e familjes së madhe shqiptare të Jasharajve, gratë, fëmijët dhe njerëz të paaftë për luftë. E sakrifikoi familjen dhe veten, kundër mbi 2.000 terroristëve dhe mbrojti deri në plumbin e fundit. Kjo familje meriton respektin më të lartë të njeriut”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












