Sport
Shaqiri dhe golat e bukur
Shaqiri ka zgjedhur golin e tij më të bukur. “Goli kundër Polonisë ishte më i bukuri. Gjithashtu ishte shumë i rëndësishëm”, ka thënë ylli shqiptar
Xherdan Shaqiri shënoi një super gol ndaj Bjellorusisë në fitoren prej 1:0. Me një gjuajtje të jashtëzakonshme ai ngriti të gjithë në këmbë.
Ai pas ndeshjes është shprehur i lumtur për golin e shënuar ndaj Bjellorusisë, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Por, ky nuk ishte goli më i mirë në karrierën e tij. Ai ka shënuar kundër Anglisë një gol të bukur. Më parë kishte shënuar ndaj Evertonit dhe këtë edicion ndaj Hullyt. Të dy këto gola u shpallën më të mirët e vitit nga Stoke City.
Shaqiri ka zgjedhur golin e tij më të bukur. “Goli kundër Polonisë ishte më i bukuri. Gjithashtu ishte shumë i rëndësishëm”, ka thënë ylli shqiptar.
Shaqirin e lavdëroi edhe Valon Behrami. “Xherdani është shumë i rëndësishëm për ne. Ne kemi shpresën te Shaqiri, kur ka mbrojtje të tilla”.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











