Tematike
Përparimi, muratori që pozon për “Vogue”
Përparim Shala: "Veç punës si murator dhe model, punoj si zjarrfikës, riparoj makina dhe ndërtoj shtëpi së bashku me familjen"
Përparim Shala nuk ka bërë karrierë të ëndrrave të tipit “nga pjatalarësi në milioner”. Ai po bën diçka tjetër: krahas punës si ndërtimtar, shef grupi në kantier, ai bën edhe punën e modelit.
Përparimi, kosovari i ri nga Koblenzi i Zvicrës, ka pozuar edhe për revistën e famshme të modës “Vogue”.
“Kur, si 15 vjeçar pata vërejtur se shumë femra kthenin kokën pas meje, më pati lindi ideja për tu bërë model, thotë Shala”. Por, në botën e modës ai ka hyrë para tre vitesh.
“Isha në Waldshut, rrugës, kur mu drejtua një grua e re, visazhiste, dhe më tha se kisha potencial për model”, kujton Shala. “Ajo ma dha kartëvizitën e një fotografi dhe më sugjeroi të paraqitem te ai”. Përparimi kishte marrë kontakt me fotografin dhe ka bërë një termin për të bërë fotografi provuese. “Pastaj fotografitë u blenë njëkohësisht për dy revista mode. ishte një start i fuqishëm”, thotë ai.
Prej tri vitesh djaloshi nga Kosova është nëpër pasarela mode dhe pozon për revista të ndryshme. Ndër pozimet më të suksesshme ishin ato për magazinën e modës “Vogue”.
“Ishte një përjetim i mrekullueshëm”, thotë Shala. “Në një seancë të tillë fotografimesh, modeli trajtohet tepër mirë, në një mënyrë është i lazdruar nga ekipi. Dikush kujdeset për flokët, tjetri për manikyrin, e një i tretë për veshjen.”.
Mirëpo jeta e modelit nuk është patjetër vetëm e bukur. “Është e mundimshme të pozosh tetë deri nëntë orë pa ndërprerje. Kërkohet kondicion”. Për punën e modelit ai detyrohet të udhëtojë shumë, para së gjithash vikendeve. Dhe kjo nuk është e lehtë për një të ri si Shala, i cili nuk është vetëm model por edhe përgjegjës grupi në ndërtimtari, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”.
Në moshën 15 vjeçare Përparimi ka filluar kualifikimin për murator, të cilin e kishte mbaruar me sukses para katër vitesh. Pastaj ai kishte marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Nacional të muratorëve. Kishte fituar në disa nivele më të ulëta dhe ishte kualifikuar. Por këtu i del barriera: për të marrë pjesë në nivel nacional atij i mungonte shtetësia zvicerane.
Në fund, shefi, përmes kontakteve të tij ia bëri të mundur pjesëmarrjen. “Kam gëzuar përkrahje të fuqishme dhe në Kampionat pata mundësinë të tregoja aftësitë e mia”, thotë Përparimi. Kampion megjithatë nuk u bë, por ishte me rëndësi pjesëmarrja.
Ndërkohë Shala po bën punën e përgjegjësit të grupit në ndërtimtari, punë për të cilën është duke kryer kualifikimin e filluar prej tri vitesh. Por, sikur të mos i mjaftonte kjo punë dhe modelimi, ai angazhohet edhe gjetiu.
“Jam në ekipin e zjarrfikësve të Koblenzit, riparoj automobila dhe, së bashku me familjen ndërtoj shtëpia, të cilat pastaj i japim me qira”. Siç po shihet, dita e Përparimit duket t`i ketë së paku 48 orë.
“Natyrisht, ka stres, por janë të gjitha punë që i bëj me dëshirë”, thotë ai. Pastaj, të gjitha këto shkojnë me moton e tij: “Kur kam një synim, e realizoj”. Synimi i tij i radhës është, të marrë shtetësinë e Zvicrës. (B.SH.)
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











