Sport
Sadiku dhe Alioski, në garë për futbollistin e muajit në Zvicër
Ata janë në garë për lojtarin e muajit prill nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’
Lugano ka shkëlqyer në muajin prill. Skuadra zvicerane shënoi pesë fitore në pesë ndeshje, ndërsa më meritorët ishin dy futbollistët shqiptarë, Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski.
Ata janë në garë për lojtarin e muajit prill nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
“Me dy gola dhe tri asistime, Sadiku ishte njëri ndër lojtarët më të mirë. Ai mungoi në vetëm një ndeshje”, shkruan ‘Blick’ për sulmuesin kuqezi.
Ndihmë të madhe ka dhënë edhe futbollisti shqiptar, Alioski, i cili luan për Përfaqësuesen e Maqedonisë.
Tre futbollistët e tjerë në listë janë Akanji i Baselit si dhe Caio e Dabbur të Grasshopers. Për futbollistin fitues, jepet edhe një çek prej 2000 frangash zvicerane.
Ja ku mund të votoni për lojtarin e muajit prill:
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










