Sport
Xhemaili në Kanada, por nuk heq dorë nga Nati
“Nuk ka problem. Shumë amerikanë të jugut luajnë në Evropë. Do të udhëtoj edhe unë. Unë i kam thënë trajnerit se nuk heq dorë nga ekipi kombëtar dhe i takon atij nëse më fton apo jo. I detyrohem shumë trajnerit. Por kurrë nuk jap dorëheqje nga Kombëtarja”, deklaroi Blerim Xhemaili
Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili javën e ardhshme do të shkojë në Kanada, derisa gruaja e tij Erjona dhe djali Luani do të vijnë më vonë, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja ndaj Empolit mund të jetë e fundit për të për Bolognan. “Ndoshta të mërkurën e ardhshme do të fluturojë në Monetral”, thotë Xhemaili, por ai nuk do të mund të luajë deri më 10 korrik, pasi afati kalimtar në kampionatin amerikan ka përfunduar. “Unë do të humbasë dhjetë ndeshje për ekipin e ri”.
Xhemaili fillimisht do të jetë vetëm në Kanada, derisa familja e tij vjen më vonë. “Për mua dhe familjen time, kjo është një aventurë e re. Një sfidë e madhe. Ne të gjithë mund të përfitojmë shumë”, theksoi ai.
31-vjeçari është shprehur shumë i motivuar për të fituar në Kanada dhe ka thënë se dëshiron të fitojë titullin në MLS.
Por, si do të ndikojë kjo në ekipin kombëtar? Më 9 qershor Zvicra do të luajë kundër Ishujve Faroe në kualifikimet për Kupën e Botës. “Nuk ka problem. Shumë amerikanë të jugut luajnë në Evropë. Do të udhëtoj edhe unë. Unë i kam thënë trajnerit se nuk heq dorë nga ekipi kombëtar dhe i takon atij nëse më fton apo jo. I detyrohem shumë trajnerit. Por kurrë nuk jap dorëheqje nga Kombëtarja”, përfundoi Blerim Xhemaili.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












