Tematike
Shqiptarët e St. Gallenit ia premtojnë votën “partisë së Calmy-Rey”
Fushatë elektorale e Partisë Socialdemokrate të St. Gallenit me votues shqiptaro-zviceranë
Shqiptaro-zviceranët në St.Gallen u premtojnë kandidatëve të Partisë Socialdemokrate se do t’ua japin votën në zgjedhjet për Parlament të Zvicrës, dhe se do të ndikojnë tek të afërmit e tyre që vota e votuesve me origjinë shqiptare t`i shkojë kandidatëve të partisë së zonjës Michelin Calmy Rey, që gjithnjë, edhe në momentet më kritike iu ka gjendur pranë.Kështu në një sallë të vogël, brenda restorantit “Espenmoos” të klubit futbollistik “Besa”, bashkë me kandidatët e Partisë Socialdemokrate për Parlament të Zvicrës që do të mbahen këtë të diele, një numër i vogël i votuesve shqiptarë shfrytëzuan rastin të njihen e të jenë bashkëbisedues me kandidaten e re për Parlament të Zvicrës, juristen Bettina Surber, juristin Fredy Fässler dhe me mësuesin Ruedi Blumer.
Fredy Fässler u bëri thirrje të pranishmëve që tua japin votën kandidatëve të Partisë Socialdemokrate nga fakti që, sipas tij, kjo parti ndjek politika sociale të njëjta për të gjithë, krijon hapësirë konkurruese dhe i trajton me korrektësi qytetarët e vendit pa dallim feje a race. Përmes kësaj partie, tha ai më tutje, “ju keni rastin të shfaqni brengat tuaja, të inkuadroheni e të bëheni zë i fuqishëm në jetën politike zvicerane”.
Ndërkohë që Bettina Surber u tha të pranishmëve se partia që përfaqëson ajo ka slloganin “Për të gjithë në vend se për një pakicë”. “Ne nuk kemi politika që njerëzit e privilegjuar të jenë edhe më të privilegjuar, që të pasurit të pasurohen edhe më tepër, që të diskriminuarit të diskriminohen edhe me tepër e që hendeku të bëhet edhe më i thellë. Ne jemi afër qytetarit dhe brengave të tij, ne jemi ata që ju kuptojmë dhe ju përkrahim. Jemi ata që ju krijojmë hapësirë të angazhoheni politikisht e të viheni në mbrojtje të të drejtave të migrantëve”.
Kurse mësuesi Ruedi Blumer u shpreh i lumtur që tani ka rastin të jetë në një tryezë me votues me prejardhje të huaj. Sepse, siç thotë ai, deri më tani në karrierën e tij si mësues ka pasur kontakte të shumta, në përditshmëri me komunitetit shqiptar, me fëmijët. ”Ju kam mësuar gjëra të shumta kurse sot u kërkoj votën”, u është drejtuar ai të pranishmëve.
Pos tjerash, përfaqësuesi i shoqatës “Pashtriku” z. Zeqiraj kërkoi ndihmën e e kandidatëve që të jetësohet projekti për vendosjen e bustit të Nënës Terezë në qytetin e St.Gallenit. Ai u shpreh të jetë i lumtur që tani ka mundësinë të votojë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet, të cilët, sipas tij janë tashmë kohë të gjatë veprimtarët e Partisë Socialdemokrate.
Për përfaqësuesit e kantonit të St.Gallenit janë dymbëdhjetë vende të rezervuara nga dyqind vende sa ka Parlamenti Zviceran.
Anëtari i kësaj partie, poeti Isuf Sherifi, kërkoi para të pranishmëve të kenë parasysh se për zgjedhjet e ardhshme kantonale, Partia Socialistdemokrate është e interesuar të dalë me një kandidat me origjinë shqiptare. Sepse siç u vlerësua nga diskutimet, numri i shqiptarëve me të drejtë vote llogaritet të jetë i madh. Aq sa me votat e tyre duhet të kujdesen që “përbërja e partisë socialiste në fund mos të duket sikurse përbërja e kombëtares zvicerane” u shpreh përkthyesi gjyqësor, Nuriman Hasani.
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












