Më shumë refugjatë në shtetet e industrializuara
Më së shumti refugjatë ka nga Afganistani me 15`300 sish. Shtetasit e Serbisë dhe të Kosovës zënë vendin e tretë, me gjithsej 10`300 veta
Është rritur numri i kërkuesve të azilit në vendet e industrializuara, ka bërë të ditur UNHCR të martën në Gjenevë.
198`300 veta kanë këkuar azil nga janari deri në shtator të vitit 2011, ose 17% më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.
Në radhë të parë ka shënuar shtim numri i azilkërkuesve nga Tunizia (4600), nga Bregu i Fildishtë (3300) dhe nga Libia (2000).
Por, në numrat absolutë, listës së shteteve me më shumë azilkërkues i prinë Afganistani me 15`300 sish. Në vendin e dytë janë shtetasit e Kinës (11`700) dhe menjëherë pas tyre vijnë shtetasit e Serbisë dhe të Kosovës (të paspecifikuar), të cilët sipas UNHCR-së janë gjithsej 10`300 veta. Në vazhdim të listës janë irakienët, iranianët etj.
Megjithëkëtë, shumica e madhe e atyre që ikin nga vendet e tyre, strehohen në vendet fqinje dhe jo në vendet industriale. Në muajin qershor UNHCR ne një raport pati konstatuar se katër nga pesë refugjatët (ose 80%) jetojnë në vendet në zhvillim.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










