Shkurt.ch
Zviceranët, populli më inovativ në botë!
Në vendin e dytë, sipas për inovativitet vjen SIngapuri ndërsa në të tretin Suedia. Gjermania radhitet në vendin e katërt
Zvicra, vendi më inovativ në botë. Këtë titull ia ka njohur Zvicrës Federata gjermane e Industrisë BDI, e cila në një ranglistë prej 26 vendeve industriale të botës i ka dhënë Zvicrës notat më të mira.
Shkalla e lartë e inovacioneve për të cilën është vlerësuar Zvicra haset më së shumti në fushë të ekonomisë dhe të shkencës dhe ajo vjen në radhë të parë si rezultat i demokracisë së drejtpërdrejtë, thonë përzgjedhësit.
Në vendin e dytë, pas Zvicrës, sipas shkallës së inovativitetit vjen SIngapuri ndërsa në të tretin Suedia. Gjer,ma radhitet në vendin e katërt.
Për ndërtimin e kësaj rangliste janë marrë parasysh 38 kritere si krijimi i vlerave për një orë pune, pastaj numri i absolventëve të shkollave të larta etj.
Sikur asnjë vend tjetër në botë, thuhet në studimin e publikuar me këtë rast, Zvicra po ia del që prej shumë vitesh t`i mbajë në distancë, mbrapa vetes, vendet tjera pretenduese në këtë drejtim.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











