Shqetësimet e ambasadorit rus Rogozin
Ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitry Olegovich Rogozin, ka thënë se Moska është e shqetësuar se Serbia për të hyrë në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën.
Rogozin ka deklaruar se Serbia nuk mund të pretendojë që ta marrë planin për t’u bërë pjesë e Aleancës, sepse hyrja në NATO është e pamundur për shkak të situatës me Kosovën, pasi që- sqaron Rogozin- nuk u lejohet anëtarësimi shteteve që kanë konteste territoriale.
“Dua të theksoj se për të hyrë në NATO, Beogradi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njëra pa tjetrën është e pamundur. Moska shqetësohet se Serbia për shkak të hyrjes në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë të na çojë në një situatë të pazakontë dhe të pakëndshme”, ka thënë Rogozin për mediat serbe.
Ai ka theksuar se Rusia është gjithmonë e gatshme t’u ndihmojë “vëllezërve serbë”, mirëpo para se të bëjë diçka duhet të dijë qëndrimin e Beogradit zyrtar, duke qenë se, sipas tij, vetë serbët e caktojnë fatin e tyre.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











