Tematike
Marrëveshjet për transferim, nuk zbrazin burgjet zvicerane
Zvicra ka marrëveshje të tilla me 35 vende. Së fundi është gati edhe ajo me Kosovën. Por, brenda një viti transferohen gjithsej 20 veta
Një marrëveshje që pak ditë më parë Qeveria e Zvicrës e miratoi për nënshkrim me Kosovën, parasheh transferimin e të burgosurve në vendin e prejardhjes, respektivisht që kosovarët e dënuar në Zvicër të vuajnë dënimin në Kosovë. Por, në një vështrim të botuar në portalin e radios zvicerane drs, thuhet se një gjë e tillë, me gjithë ekzistimin e marrëveshjeve, në praktikë ndodh shumë rrallë.
Sipas artikullit në fjalë, të ballafaquar me numrin e madh të personave që vuajnë dënimin në burgjet zvicerane, parlamentarët federalë prej kohësh kanë kërkuar nga qeveria që të bëjnë marrëveshje të tilla me shtete të ndfryshme. Burgjet janë të stërnmbushura, 60 për qind nga gjithsej 12000 të burgosur janë jozviceranë ndërsa mbajtja e tyre i kushton shtetit.
Duke ndjekur shqetësimet e parlamentit, qeveria deri më tash ka nënshkruar me 35 vende të botës marrëveshje për transferimin e të burgosurve. Marrëveshja me Kosovën do të ishte më e reja në këtë kontekst. Ajo do të mundësojë që kosovarët e dënuar, të transferohen në burgjet kosovare edhe kundër vullnetit të tyre.
Por, vazhdon vështrimi, ajo që në letër duket mirë, shoqërohet me vështirësi të ndryshme kur vjen koha të jetësohet. Sipas zyrtarit përgjegjës për zbatimin e masave ndëshkimore në kantonin e Bernës Martin Krämer, ka vetëm “shumë pak raste” që mund të jetësohen konform kësaj marrëveshjeje.
Ai thotë se me gjithë ekzistimin e marrëveshjes, deri në transferimin e një të burgosuri që të vuajë dënimin në vendin e prejardhjes duhet ndjekur një procedurë shumë të ndërlikuar. Madje, sipas tij, në rastet e dënimeve me deri në dy vjet heqje lirie, nuk “ka llogari” as të fillohen fare procedurat. Dhe, ironia është se rreth 95 për qind e të burgosurve me prejardhje të huaj bien pikërisht në këtë kategori (me dënime deri në 2 vjet burg).
Problemi tjetër, sipas Krämer qëndron në faktin se të dënuarit, në disa nga vendet me të cilat është nënshkruar marrëveshja, dalin shumë shpejt në liri. Dhe ndodh shpesh që ata sërish, edhe para se t`u kalojë masa e dënimit, të kapen në përpjekje për të hyrë në Zvicër.
Në Zyrën Federale për Drejtësi dhe Polici nuk janë të njohur me problemet që kanë kantonet në zbatimin e marrëveshjes. Një zëdhënëse e kësaj zyre thotë se po bëjnë përpjekje për të siguruar nëse shtetet nënshkruese janë me të vërtetë të gatshme që të zbatojnë marrëveshjen.
Ndërkohë, praktika tregon se nga 35 marrëveshjet që ka bërë deri më tash Zvicra, vetëm një numër i vogël i të burgosurve vërtetë janë transferuar në vendet e prejardhjes për të vazhduar atje vuajtjen e dënimit. Bëhet fjalë për rreth 20 sish brenda një viti.
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












