3 mijë shqiptarë vdesin në vit nga duhani

Studimi më i fundit mbi përdorimin e duhanit në Shqipëri tregon se 40% e tyre janë konsumues

Të dhënat nga ky studim i ngjasojnë një “bilanci lufte”, pasi në një vit, 3 mijë shqiptarë vdesin nga duhani. Studimi është publikuar sot në Gazetën Shqiptare.

Studimi është bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili jep të dhëna tronditëse mbi vdekshmërinë në Shiqpëri si pasojë e përdorimit të duhanit apo edhe qëndrimit në ambiente ku konsumohet duhan. Sipas specialistëve, 18-20 për qind e vdekjeve në vend i atribuohen duhanit.

Shifrat alarmante që janë bërë publike nga specialistët e ISHP-së, që janë të dhëna për vitin 2009. Ky studim është bërë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë