Efektet e frangut zviceran për mërgimtarët
Mërgimtarët përfitojnë nga rritja e vlerës së frangut. Ekonomistët apelojnë për zbritje të çmimeve të produkteve kosovare në Perëndim

Derisa autoritetet financiare zvicerane ishin alarmuar në përpjekje për të stabilizuar frangun që gjithnjë bëhej më i fortë kundrejt euros, mërgimtarët në Zvicër thonë të kenë përfituar më shumë nga kjo situatë se sa të kenë humbur gjatë këmbimit të kursimeve të tyre, sidomos jashtë vendit…
Turbulencat në tregjet evropiane dhe ato të Azisë erdhën si koincidencë gjatë verës, kur shumica e mërgimtarëve planifikojnë pushimet vjetore.
Valon Bunjaku nga Cyrihu me prejardhje nga Prishtina vazhdimisht kishte ndjekur kurset e këmbimit, por që kishte humbur deri në 3 mijë euro duke menduar se nuk do të lëvizë më shumë frangu karshi euros.
„Para se të nisem për pushime më thanë në bankë se kurrë më i fortë se sot nuk ka qenë frangu dhe unë menjëherë i këmbeva të gjitha kursimet në euro. Mirëpo, të nesërmen frangu kishte fluturuar edhe më lartë, ndërsa unë i humba 3 mijë euro“, thotë i zhgënjyer për Albinfo.ch Bunjaku.
Në fillim të gushtit euro ishte këmbyer pothuajse 01:01 me frangun zviceran, që ishte një rritje rekorde në historinë e kësaj valute.
Besim Syla nga Gjilani thotë të ketë qenë me fat, ngase kishte këmbyer gati 1 me 1 frangat në euro.
„Po, unë ia kam parë hajrin frangut të fortë, sepse rastisa atë ditë kur valuta zvicerane për pak të barazohej me euron“, thotë Syla.
Njohës të çështjeve ekonomike deklaruan për Albinfo.ch se një situatë e tillë në kurset e këmbimit automatikisht ka shtuar fuqinë blerëse të mërgimtarëve tanë që të ardhurat e tyre i kanë në franga në vendet e tjera që nuk e përdorin valutën zvicerane.
„Kjo ka bërë që mërgimtarët tanë të bëjnë pushime më të lira këtë vit. Pastaj investimet në Kosovë kanë qenë më të lira me forcimin e frangut, sidomos ato të patundshmërive. Po ashtu shumica e mërgimtarëve kanë shlyer borxhet në euro për patundshmëritë që i kanë blerë në Kosovë, ngase i ka rënë vlera euros“, ka theksuar njohësi i çështjeve ekonomike në Cyrih, Bashkim Canolli.
Megjithatë, në të njëjtën kohë edhe konsekuencat negative nuk kanë munguar. Kjo situatë ka goditur ekonominë e vendit, sidomos eksportin dhe turizmin. Blerja jashtë Zvicrës ishte bërë shumë atraktive.
„Si pasojë e kësaj gjendjeje është zvogëluar edhe numri punëtorëve të punësuar në industrinë eksportuese ose turistike, në mesin e tyre kanë pësuar edhe mërgimtarët“, thekson Canolli.
Edhe bizneset e mërgimtarëve, të cilët importojnë mallra jashtë Zvicrës, ishin të kënaqur me rritjen e vlerës së frangut.
„Drini Brand“, një kompani kosovare që bën importimin e çajit, kishte shtuar profitin në tregun zviceran si rezultat i frangut të fortë.
„ Kompania ka përfituar nga rritja e frangut, por vetëm në tregun zviceran. Në tregun kosovar nuk kemi përfituar, ngase euros ishte në rënie, ndërsa çmimi i çajit në Shri Lankë kishte shënuar ngitje. Kjo vlen edhe për tregun zviceran, po pasi frangu forcohej më shume se sa euro, ne kemi përfituar në këtë treg, ngase çaji është shitur me franga zvicerane“, thotë Shqiponja Isufi, përfaqësuese e kompanisë „Drini Brand“ nga Lucerni.
Nga ana tjetër, ekonomistët kërkojnë uljen e çmimeve nga bizneset shqiptare që importojnë mallra jashtë Zvicrës.
Njëjtë kishin vepruar edhe kompanitë zvicerane, si: Denner, Migros dhe Coop, duke ulur çmimet e shumicës se produkteve.
„Importuesit shqiptarë përfitojnë nga rritja e vlerës së frangut. Si pasojë e kësaj, bizneset produktet e tyre i blejnë tani më lirë jashtë Zvicrës. Këto përfitime të tyre ata duhet t’i transferojnë te konsumatorët, duke ulur çmimet e produkteve“, shprehet ekonomisti Canolli.
Nëse këtë, sipas Canollit, nuk e bëjnë me vetiniciativë, herët a vonë do t’i detyrojë konkurrenca.
Rritja e vlerës së frangut erdhi si rezultat i blerjes së frangut nga investitorët pas rënies së aksioneve në bursat botërore dhe nga frika e krizës së re financiare në disa shtete të Evropës.
Me ndërhyrjen e fundit të Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB), një euro përfundimisht do të ketë vlerën e 1.20 frangash. Dhe me këtë do të përcaktohet norma minimale e këmbimit të frangut me euron. Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) është e vendosur këtë herë dhe tha se nuk do të tolerojmë kurse më të ulëta se ky prag.
E-Diaspora
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar Mbrëmë në Verna di Umbertide, Itali, ku dy burra kanë mbetur të plagosur si pasojë e...
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€