Sport
Majlinda e artë në Paris
Kjo ishte hera e katërt që Majlinda triumfon në garën e Parisit, që vlerësohet si gara më e rëndësishme e vitit në sportin e xhudos
Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi e ka filluar mbarë vitin 2017, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, shkruan albinfo.ch.
Kjo ishte gara e parë për Majlindën këtë vit dhe arriti të triumfojë në finalen e madhe ndaj japoneze Natsumi Tsunoda.
Kjo ishte hera e katërt që Majlinda triumfon në garën e Parisit, që vlerësohet si gara më e rëndësishme e vitit në sportin e xhudos.
Kujtojmë që Majlinda vitin e kaluar fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, derisa është kampione e dyfishtë evropiane dhe botërore.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMajlinda Kelmendi
- Prejardhja:Pejë
- Vendi ku vepron:Kosovë
- Profesioni:Sportiste - xhudiste
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













