Lajme

Stoqet e naftës mund të mbulojnë bllokimin e rafinerisë zvicerane

Rafineria e vetme e Zvicrës në Cressier nuk është më funksionale për shkak të problemeve teknike. Por Berna këmbëngul që furnizimi me produkte nafte në Zvicër mbetet i sigurt.

Për të përballuar çdo vështirësi të përkohshme, do të jetë e mundur të përdoren rezervat e detyrueshme, deklaroi Zyra Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtar (FONES).

Rafineria duhej të pezullonte prodhimin këtë javë për shkak të një avarie të paspecifikuar, shkruan swissinfo. Zyrtarët thonë se ka të ngjarë të mbetet jashtë funksionit edhe javën tjetër, transmeton albinfo.ch.

Punimet e riparimit po zhvillohen në një kohë kur furnizimi me produkte nafte ka qenë tashmë nën presion për disa javë për shkak të nivelit të ulët të ujit të lumit Rajn.

Autoritetet dhe përfaqësuesit e industrisë “po monitorojnë situatën në mënyrë që të mund të përgjigjen menjëherë”. Stoqet e detyrueshme të benzinës dhe naftës mbulojnë mesatarisht katër muaj e gjysmë kërkesë.

Ndërkohë, siç dihet mirë, çmimi i naftës për ngrohje dhe karburanteve motorike është rritur ndjeshëm, duke u ngarkuar konsumatorët.