Tematike
Çip elektronik për të huajt në Gjermani
Leja elektronike e qëndrimit, e njohur me shkurtimin eAT, nevojitet për të huajt, nga shtetet joanëtare të BE-së
Më 1 Shtator futet në Gjermani chipi elektronik për të huajt. Në kartën elektronike është memorizuar krahas fotos biometrike, gjurmëve të gishtërinjve të poseduesit të kartës, edhe një kod personal, shkruan DW në gjuhën shqipe.
Leja elektronike e qëndrimit, e njohur me shkurtimin eAT, për të huajt, që vijnë në Gjermani nga shtetet joanëtare të BE-së, është një gjë e kushtueshme. 110 Euro është tarifa e aplikimit të saj. Si më parë leja e qëndrimit në letër, ajo aplikohet tek zyra përkatëse e të huajve. Procedura zgjat gjashtë javë, njofton Zyra për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani, kjo për shkak se chipi plastik prodhohet në Shtypshkronjën Federale të Berlinit.
Gjurmë gishtërinjsh edhe nga fëmijët
Kush do ta zgjasë lejen e qëndrimit duhet të paraqitet personalisht si në aplikimin e saj, ashtu edhe në dorëzimin e lejes eletronike. Kjo vlen edhe për fëmijët. Që nga mosha gjashtë vjeç ata duhet të nënshkruajnë vetë aplikimin për lejen eletronike. Ndërsa ata nën gjashtë vjeç nuk duhet të paraqiten patjetër, por autoriteti përkatës duhet të bindet për ekzistencën e fëmijës, thotë Philipp Spauschus, zëdhënës në Ministrinë e Brendshme.
Ndërsa detyrimi për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve është i përcaktuar nga Bashkimi Evropian, ashtu si futja e lejes elektronike të qëndrimit. Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët memorizimi i të dhënave biometrike lidh më shumë zotëruesin e dokumentit me dokumentin dhe nuk lejon abuzimet. Përveç kësaj leja elektronike do të ketë brenda BE-së një format të caktuar. Nga kjo rregullore janë të prekur të huaj nga vendet joanëtare të BE-së, të cilët kanë një leje të kufizuar, apo të pakufizuar qëndrimi.
Komunikimi online dhe siguria e të dhënave
Njëlloj si me letërnjoftimin e ri mund të kryhen me lejen elektronike veprime zyrash për sa kohë që personi ka mbushur moshën 16 vjeç. Më ndihmën e chipit elektronik personi, që ka kartën mund të identifikohet online dhe të komunikojë me autoritetet zyrtare. Kush do të kryejë veprime të tilla, duhet të pajiset me aparat identifikues, ashtu siç është tipike edhe me letërnjoftimin e ri. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët thekson në faqen e saj të internetit se të dhënat personale në kartën elektronike janë të sigurta. Por kush do të jetë i sigurtë, mund edhe ta çaktivizojë funksionin online të kartës elektronike.
Rregullorja e BE-së e vitit 2008
Futja në përdorim e kartës elektronike nga Shtatori 2011 nuk do të thotë që lejet e qëndrimit të dhëna në letër nuk janë më të vlefshme. Si rregull ndiqet procedura normale e aplikimit për leje qëndrimi, pra vetëm kur shkon për zgjatjen, apo marrjen e lejes së qëndrimit duhet të aplikosh edhe kartën me chip, por më së voni chipin duhet ta kesh marrë deri më 30 Prill të vitit 2021. Ai, që ka leje të pakufizuar qëndrimi, duhet ta rinovojë kartën elektronike çdo dhjetë vjet.
Më 18 Prill 2008 Bashkimi Evropian vendosi për rregulloren e lejes elektronike të qëndrimit në BE. Fillimisht Ministria e Brendshme Gjermane donte ta fuste chipin që në Maj të këtij viti, por procedura u shty me disa muaj, për shkak se chipi i prodhuar nuk e kishte kaluar ende provën.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit Austria reformon kurset e gjermanishtes për refugjatët me mësim të detyrueshëm vetjak, mësime dialekti nga niveli... -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë













