Tematike
Integrimi: Mësimi i gjuhës, i detyrueshëm
PDC-ja (Partia Demo-kristijane ) rihap debatin për mësimin e detyrueshëm të një gjuhe kombëtare për të huajt. Ai parashikon orë të mësimit që nga fëmijëria për të promovuar integrimin e tyre.
“Zvicra është me Australinë një nga vendet më të mëdha të emigracionit!” Këtë vështrim e bën Jacques Neirynck (PDC) për kantonin e Vaud-it. Për të, ka ende shumë fëmijë të huaj që fillojnë shkollën pa e zotëruar mjaft mirë gjuhën kombëtare. Për të mbushur këtë boshllëk, Partia Kristiane Demokrate bën thirrje për ngritjen e strukturave më të hershme për mësimin e detyrueshëm të një gjuhe kombëtare.
Kjo kërkesë mund të kalojë përmes Konferencës së Ministrave të kantonit të Arsimit, ose të kalojë në nivelin federal përmes një iniciative parlamentare të nënshkruar nga Jacques Neirynck. Aktualisht ka shumë oferta, por ata janë sporadike dhe, sidomos, nuk janë të detyrueshme.
“Ka klasa në Lozanë, ku asnjë nxënës nuk flet frëngjisht në fillim të shkollimit”, thekson Jacques Neirynck. Po të mësonin gjuhën e vendit ato do të rrisnin shanset e tyre për sukses shkollor dhe më pas, për shanset e tyre profesionale. Në fund, fitojmë të gjithë: të huajt janë më mirë të integruar dhe u mundësojnë fëmijëve zvicerane të gëzojnë një cilësi më të mirë të mësimdhënies në shkolla. Fëmijët nga punëtorët ndërkombëtarë, të cilët mbesin në Zvicër disa vite dhe ndjekin shkollat në gjuhën angleze nuk do të preken nga kjo masë.
“Në praktikë, mësimi i gjuhës do mund të fillojë me lojë në çerdhe,” shpjegon Tim Frey, sekretari i përgjithshëm i PDC-së. Kjo parti parashikon të integrojë edhe prindërit në këtë proces. Sa për adoleshentët, sigurisht se oferta duhet gjithashtu t’u mundësojë edhe atyre të përmirësojnë gjuhën.
Kush do të paguajë faturën? PDC-ja është ende e studiuar skenarë të ndryshëm. “Kjo ofertë nuk do të kushtojë aq shumë, siguron Tim Frey. Në fund të fundit, duhet të ndërtojmë çerdhe, e jo universitete.”
Në terren, propozimi i PDC-së është mjaft e mirëpritur. Ivica Pertusic, nënkryetar i Shoqatës SecondosPlus dhe kandidat socialist për Këshillit nacional, mirëpret iniciativën e z. Neirynck. Por ai është i mendimit se: “Gjuha nuk është faktori i vetëm i integrimit dhe të kuptosh mësuesin nuk mjafton. Është thelbësore që familja e fëmijës të integrohet në procesin e shkollës, të përgjegjësohet, t’i sqarohet asaj se çfarë pret shoqëria prej saj në edukimin e fëmijës”. Sipas tij, detyrueshmëria e mësimit të gjuhës jep një sinjal zyrtare dhe interpretohet si një garanci e seriozitetit nga popullata emigrante.
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













