Nuk dihet sa shqiptarë jetojnë në diasporë
Ministria e Diasporës nuk ka ndonjë numër të saktë të shqiptarëve që jetojnë në diasporë
Ministria e Diasporës është në fazën përfundimtare të kompletimit të stafit dhe hartimit të projekteve konkrete për mërgimtarët, për të cilët gjatë këtyre ditëve ka pasur aktivitete të ndryshme.
Megjithatë kjo ministri nuk ka ndonjë numër të saktë të shqiptarëve që jetojnë në diasporë.
Zyrtarët e Ministrisë së Diasporës, kanë thënë se gjatë muajve të parë të themelimit të kësaj ministrie, përveç që janë fokusuar në konsolidimin administrativ, kanë qenë duke hartuar projekte konkrete dhe kanë vënë kontakte të vazhdueshme me qendrat e ndryshme të bashkatdhetarëve, duke identifikuar problemet parësore me të cilat përballën mërgimtarët tanë.
Ministria e Diasporës gjatë këtyre muajve është angazhuar që brenda kapaciteteve ekzistuese dhe në bashkëpunim me institucionet relevante, t’iu ofrojë shërbime të ndryshme mërgimtarëve, megjithatë mërgimtaret ende ballafaqohen me probleme të ndryshme.
Ministri Ibrahim Makolli është duke zhvilluar kontakte direkte me institucionet shtetërore të vendeve ku jetojë mërgimtaret dhe tashmë janë të interesuar t’i përkrahin në integrimin sa më të lehtë në vendet ku ata janë duke jetuar përkohësisht.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











