CH-Ballkani
Doli nga shtypi numri më i ri i albinfo.ch
Për të ofruar një pasqyrë të asaj çfarë ofron Kosova për “pushimet e bardha”, redaksia ka realizuar një numër tekstesh nga disa vende në Kosovë ku pushuesit mund të shijojnë atmosferën e pushimeve në borë
Numri më i ri, 22 i magazinës albinfo.ch, vjen saktësisht gjatë festave të fundvitit në duart e lexuesve. Ky numër i kushtohet në një pjesë të madhe të tij përmes tërësisë tematike “Të gjithë në borë, Kosova ju pret”, pushimeve dimërore në Kosovë.
Për të ofruar një pasqyrë të asaj çfarë ofron Kosova për “pushimet e bardha”, redaksia ka realizuar një numër tekstesh nga disa vende në Kosovë ku pushuesit mund të shijojnë atmosferën e pushimeve në borë. Brezovica dhe Boga me infrastrukturën hoteliere dhe sportive që ofrojnë janë në këtë pikë të patejkalueshme por, nuk mungojnë edhe zbulimet e disa perlave të vogla e më pak të njohura, që kanë po ashtu perspektivë për zhvillimin e turizmit dimëror.
Alpinizmi, bjeshkataria, ecja nëpër borë dhe trajta tjera të shfrytëzimit të resurseve që ka Kosova sa u përket bjeshkëve dhe borës, shpalosen përmes bisedave me ofertues të ndryshëm dhe punëtorë sportivë dimërorë.
Sigurisht, krahas turizmit dhe borës, magazina ofron edhe blloqe tjera tematike, duke prezantuar portrete, intervista dhe artikuj tjerë që pasqyrojnë kryesisht jetën dhe zhvillimet në diasporën shqiptare të Zvicrës.
Ky numër i revistës i pret lexuesit edhe në Aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, pasi që është konceptuar për t`ua prezantuar resurset e sporteve dimërore dhe ofertat tjera kryesisht mërgimtarëve që shkojnë për pushime në Kosovë.
Po ashtu, sikurse edhe deri tash, albinfo.ch mund të gjendet në të gjitha pikat e frekuentuara nga shqiptarët në Zvicër. Ndërsa ata të cilët preferojnë që magazina jonë të ju shkojë në shtëpi, me postë, mund ta bëjnë parapagimin e saj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












