Tematike
Në kufijtë serbë sërish gjoba për patentshoferin ndërkombëtar
"Me gjithë faktin se kanë patentshoferi të vlefshme, automobilsitët detyrohen të paguajnë gjoba deri në 250 euro"
Në vendkalimet kufitare të Serbisë megjithatë po gjobiten automobilistët që nuk kanë me vete lejen ndërkombëtare të vozitjes. Kjo, me gjithë zotimet dhe përbetimet e autoriteteve serbe se për të kaluar nëpër Serbi mjafton leja e zakonshme (patentshoferi) e lëshuar në Zvicër ose në shtetet e BE-së.
“Nga fillimi i qershorit po marrim në vazhdimësi njoftime nga njerëzit, të cilët me gjithë faktin se kanë patentshoferi të vlefshme, detyrohen të paguajnë gjoba deri në 250 euro”, citon gazeta 20 minuten ekspertin e komunikacionit Thomas Haider nga ARBÖ, organizata e dytë më e madhe e Austrisë për trafikun rrugor.
Kush nuk pranon të paguaj duhet të kthehet mbrapa ose të provojë fatin në një vendkalim tjetër kufitar, shton Haider.
ARBÖ ashtu si dhe Zyra Federale e Zvicrës për Rrugë (ASTRA) kanë prezantuar shqetësimet e automobilistëve në ambasadat përkatëse të Serbisë, në Austri dhe në Zvicër. Përgjigjet e tyre kanë qenë se “është absolutisht e pamundur të ndodhë diçka e tillë. Patentshoferi i zakonshëm në formë të kartës së kreditit është plotësisht i mjaftueshëm për të kaluar nëpër Serbi”.
Por, zotimet e zyrtarëve serbë duket se nuk përputhen me të dhënat nga terreni. “Nuk mund të gjykoj nëse zyrtarët kufitarë po veprojnë në bazë të urdhëresave nga lartë ose jo por është e kuptueshme që autoritetet zyrtare ta mohojnë një gjë të tillë”, ka thënë Haider për gazetën.
Ndërkohë, vazhdon 20 minuten, njerëzit që detyrohen të kalojnë nëpër kufijtë e Serbisë, me të drejtë nuk besojnë shumë në deklarimet e zyrtarëve serbë. “Ndërkohë është pakësuar numri i ankesave për gjobitjet në kufij. Por megjithatë, vetëm nga fillimi i kësaj jave kemi pasur së paku 50 raste të gjobave të tilla arbitrare”, ka thënë Thomas Haider nga ARBÖ.
Ai thotë po ashtu se organizata e tij ka shtruar sërish pyetje në AMsbadaën e Austrisë në Beograd por ende nuk ka marrë përgjigje.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili









