Non classifié(e)
Çizmet e ushtarëve zviceranë prodhohen në Rumani
“Rundschau” në SRF sjell një reportazh për një fabrikë në Rumani, që prodhon këpucë të reja të ushtrisë zvicerane. Mes tjerash, janë vënë në fokus pagat e ulëta në Rumani, të cilat sillen rreth 300 franga bruto në muaj. Pagat janë aq të ulëta, që i bie vetëm dy franga në orë, ndërsa punëtorët dhe familjet e tyre nuk mund të jetojnë me të.
Çizme të reja të ushtrisë zvicerane janë duke u prodhuar në veri të Rumanisë. 80.000 çizme janë kontraktuar nga kompania italiane AKU, por ata kanë pikën e tyre të prodhimit në Rumani. Çdo vit duhet të prodhohen 25.000 çizme për të gjithë rekrutët zviceranë.
Pavarësisht 100 për qind të orarit të punës, një pjesë e madhe e punëtorëve me të cilin “Rundschau” kishte folur ishin futur në kredi. Për shkak se çmimet e ushqimeve janë të larta, një banesë me qira kushton pothuajse një pagë në muaj dhe derivatet e naftës janë relativisht të shtrenjta në Rumani, 1,20 franga.
Megjithatë janë vetëm dy franga në orë që marrin punëtorët, që është më pak se paga minimale në Kinë.
“Qeveria zvicerane si blerës dikton kërkesat për çmimin e blerjes”, kritikon Corina Ajder nga OJQ «Clean Clothes Campaign».
“Made in Europa”, thotë Ajder, “duhet të thotë që produktet janë bërë me kualitet. Por kjo nuk është kështu”.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











