Tematike
Libri 14 gjuhësh, mbështetje për mësuesit zviceranë
Gjuhëtari dhe albanologu i njohur Basil Schader, docent në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut është botues i librit
Rreth një e treta e të gjithë nxënësve në Kantonin e Cyrihut kanë prejardhje të huaj. Ky fakt ballafaqon personelin mësimor me sfida të veçanta, sidomos kur kanë të bëjnë me lëndën e mësimit të gjermanishtes si dhe në bisedat me prindërit e nxënësve.
Një publikim i ri i Shkollave të Larta Pedagogjike të Cyrihut dhe Entit për botimin e mjeteve mësimore të Cyrihut që përfshin fjalët dhe shprehjet më të shpeshta në 14 gjuhët më të folura në këtë kanton synon të ndihmojë mësimdhënësit gjatë mësimdhënies dhe kontakteve me prindërit e nxënësve.
Libri “Deine Sprache-meine Sprache” (Gjuha jote – gjuha ime) u mundëson mësimdhënësve që të bëjnë krahasimet adekuate në mes të gjuhës gjermane dhe gjuhëve të huaja.
Libri ka 14 kapituj, çdonjëri prej të cilëve i kushtohet njërës nga 14 gjuhët, duke filluar nga shqipja, portugalishtja, turqishtja, tamilishtja etj. Secili kapitull përmban edhe informatat bazë, karakteristikat gjuhësore dhe nga një fjalor të vogël.
Gjuhëtari dhe albanologu i njohur Basil Schader, docent në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut është dhe botues i librit. Ai e shpjegon kështu anën praktike të botimit: “Në rast se nxënësi bën gjithmonë gabimin e njëjtë gramatikor, mësimdhënësi përmes një krahasimi me gramatikën e gjuhës amtare të nxënësit, ka mundësi ta kuptojë problemin. Ky libër-doracak mund tu ofrojë ndihmë të çmueshme mësimdhënësve edhe gjatë kontakteve me prindërit që flasin gjuhë të huaja”.
Sipas Schader “nëse mësuesi e përshëndet prindin në gjuhën e tij amtare, me këtë tregon hapje dhe interes. Kjo mund të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e bashkëbisedimit”.
Kontakt: Basil Schader Tel.: +41/43/305’56’44 E-Mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit Austria reformon kurset e gjermanishtes për refugjatët me mësim të detyrueshëm vetjak, mësime dialekti nga niveli... -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë












