Tematike
Buja: Po, kemi mëkate ndaj diasporës
"Në Kosovë, pas luftës diaspora sikur u harrua, edhe pse ajo ka meritat kryesore për për lirinë e Kosovës", tha ministri Buja në Bernë
Ministri i arsimit në Qeverinë e Kosovës Ramë Buja ndodhet në një vizitë në Zvicër. Në kuadër të vizitës ai ka pasur dje një takim në Ambasadën e Kosovës me bordin drejtues të “Fondacionit për Zhvillimin e Kosovës” dhe kryesinë e “Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës”.
Ministri Buja në bashkëbisedim me përfaqësuesit e e Fondit për Zhvillim të Kosovës dhe të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës
Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e “Fondit…” dhe “Kuvendit…” ministri Buja përgëzoi ata për punën që po bëjnë në të mirë të mërgatës. Ai me këtë rast përkujtoi kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën mërgata në përgjithësi dhe në veçanti ajo e Zvicrës. “Në Kosovë pas luftës diaspora sikur u harrua, edhe pse ajo ka meritat kryesore për mbështetjen e luftës dhe për lirinë e Kosovës”, u shpreh Buja, duke pranuar anashkalimin e diasporës. Për këtë arsye, shtoi ai, institucionet tona po përpiqen të kompensojnë këtë anashkalim që i është bërë mërgatës deri më tash.
Rreth arsimit në Kosovë, ministri i këtij resori tha se nuk qëndron keq, po u krahasua me regjionin. “Por ne pretendojmë Evropën, prandaj nuk mund të jemi të kënaqur me gjendjen që kemi. Infrastruktura shkollore teknike në Kosovë është realizuar rreth 90%. Synimi ynë tashti është rritja e cilësisë së arsimit”, tha veç tjerash ministri.
Ambasadori i Kosovës në Bernë Naim Malaj, në cilësinë e mikpritësit, ka informuar ministrin rreth hapave të rëndësishëm që ka bërë komuniteti ynë në Zvicër vitin e kaluar drejt faktorizimit të tij në fusha të ndryshme. “Gjatë vitit 2010 dhe 2011 në Zvicër janë vënë themelet e disa subjekteve me peshë. Është krijuar fondacioni për zhvillimin e Kosovës, portali informativ shqiptar “Albinfo.ch”, Instituti i Studimeve Shqiptare “Iseal” dhe së fundi edhe Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës”, ka thënë ambasadori Malaj. Ai ka folur më tutje edhe për rezultatet e para të punës së fondacionit, respektivisht për ndarjen e 5 bursave për studentë të dalluar në Kosovë.
Ministri Buja dhe amabasadori Malaj
Kryetari i “Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës” Orhan Spahiu ka prezantuar subjektin që drejton dhe ka shpalosur synimet e tij. “Kuvendi…” ka për qëllim përfaqësimin e interesave të shqiptarëve, në raport me Zvicrën dhe me vendet e prejardhjes”, ka thënë Spahiu.
Ai me këtë rast ka shfaqur shpresën se ky subjekt do të ketë përkrahje nga institucionet kosovare për realizimin e synimeve të veta. Në këtë kontekst Spahiu ka theksuar se deri më tash, mërgata jonë nuk e ka ndjerë dorën e institucioneve të Kosovës. Ai u interesua të dinte nëse avancimi institucional nga një Zyrë për Diasporën në një Ministri të Diasporës do të shoqërohej edhe me avancim të punës së kësaj të fundit për diasporën. Ministri Buja duke iu përgjigjur atij, lavdëroi ministrin e ri të diasporës, Ibrahim Makollin si një “njeri të duhur në vendin e duhur”, i cili ka gjithë përgatitjen dhe përkushtimin e nevojshëm për postin që ka marrë.
Duke folur në emrin e bordit të fondit për zhvillim të Kosovës, Fatmir Hyseni ka prezantuar qëllimin e themelimit të tij, që është në radhë të parë ofrimi i ndihmës për arsimimin e të rinjve nga Kosova jashtë vendit. Ai ka kërkuar edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve përkatëse të Kosovës në këtë drejtim.
Me falënderim për vizitën por edhe me kërkesë institucioneve për mbështetje më të fuqishme se deri më tash, i janë drejtuar ministrit Buja edhe anëtarët tjerë të bordit të fondacionit, si Fitim Dalipi, Avni Orllati, Pren Kqira, si dhe anëtari i kryesisë së Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës Skender Thaçi.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











