Sport
Mehmedi: “Nuk i harroj kurrë rrënjët e mia”
Trajneri Fischer ka "rizbuluar" talentin e Mehmedit. Nga "shansi i vdekur", siç e quanin, e ka shndërruar në golashënuesin numër një
„Në vendin e parë ose të dytë, nuk ka shumë rëndësi. Ajo që vlerësohet është se FC Zürich ka luajtur një sezon fantastik”. Kështu ka thënë Admir Mehmedi, ylli i ri i FCZ, para ndeshjeve që luajnë sonte FC Zürich dhe FC Basel, nga rezultati i të cilave do të vendoset se cili nga këto dy ekipe do të marrë fronin në superligën e Zvicrës. Kështu shkruan “Tages Anzeiger”, i cili në numrin e të mërkurës ia ka rezervuar Mehmedit një hapësirë prej një faqeje gazete.
Mehmedi, i ardhur në moshën dy vjeçare në Zvicër nga Maqedonia, është i angazhuar, jo vetëm me futboll. Ai këto ditë diplomon në United School of Sports, pasi që i ka dhënë të gjitha provimet me nota të mira. Pas futbollit, ai e sheh të mundshme që dikur të punojë në ndonjë bankë.
I pyetur se si ia ka dalë që të bëhet golashënuesi më i mirë i skuadrës, me 10 golat e shënuar gjatë sezonit, dhe njëherësh bartësi i sukseseve të FCZ, Admiri përgjigjet: e kam ditur gjithmonë se se kam shumë talent për futboll. Po ashtu kam mbledhur mjaft përvoja edhe pse kam vetëm 20 vjet. Trajneri Challandes më pati inkuadruar në ekipin e parë kur isha vetëm 17 vjeç. Është sezoni i tretë që luaj në superligë”.
Fillimisht kisha vështirësi të tregohem në rrethin e ri. Ndërkohë kam fituar vetëbesim të mjaftueshëm. Ndërsa në moshën 14 vjeçare Admir Mehmedi ka pasur rastin të stërvitej me skuadrën e parë të atëhershme të FCZ. Që atëherë, ish trajneri favre kishte thënë: “Admirin do ta mbajmë në klub”.
Në vitin 1993 Admiri ka ardhur bashkë me nënën dhe vëllanë nga Maqedonia në Tesinë të Zvicrës, ku babai i punonte në një piceri. Ndërkohë, ka dhjetë vite që bashkë me familjen jetojnë në Winterthur. Ai gjatë intervistës pranon se është rritur në kushte mjaft modeste. “Kur babai më jepte ndonjë dyfrangësh, ndjehesha si njër njeri i pasur. Babai me punën e tij fitonte pak. Me 3500 franga duhej të mbante familjen katëranëtarëshe.
Dhe kjo, me gjithë faktin se ai në Maqedoni kishte mbaruar universitetin dhe kishte punuar si drejtor i një firme. I pyetur nga gazetari se si ia bën sot kur ka mjafta para, a i lejon vetes shumë gjëra, Mehmedi thotë: unë mund të bëja shumë çka. Por nuk i harroj kurrë rrënjët e mia, unë e di se prej nga vi. Prandaj paratë i shpenzoj me shumë kujdes.
Pastaj ai falënderon familjen për mbështetjen e dhënë. “Pa ndihmën dhe mirëkuptimin e tyre nuk do të isha kurrë ai që jam”, thotë ai.
Mehmedi falënderon edhe trajnerin aktual të FCZ, Urs Fischer, për të cilin mediet e këtushme thonë se e ka “rizbuluar” talentin e tij. Nga “shansi i vdekur”, siç e quanin me shpoti, e ka shndërruar në golashënuesin numër një dhe yllin e FCZ-së e më gjerë. “Ai është i hapur dhe i sinqertë. Ta thotë mendimin e tij pa hamendje. Ka ndodhur të flasë me zë të lartë, kur unë kam humbur ndonjë shans.
Lojtari me rrënjë nga Tetova këtë të premte sipas të gjitha gjasëve do të zgjidhet në kombëtaren e Zvicrës. Ai rreth kësaj thotë: nuk e di nëse Hitzfeld do të më ftojë në ndeshjen në Angli. Por unë do të gëzohesha fshehtazi, kjo do të ishte kurorëzim i një sezoni të bukur”.(B)
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











