Tematike
Telefonistët nga Prishtina shesin “Krankenkasse” zvicerane
Shefat e qendrave të thirrjeve janë kudo, në qytete zvicerane dhe janë kryesisht zviceranë. Por telefonistët e tyre gjenden në Prishtinë...

Një dukuri e re: telefonatat, zakonisht të mërzitshme, të kompanive zvicerane të sigurimit shëndetësor, të cilat përpiqen të ju bindin të ndërroni arkat e shëndetësisë (Krankenkasse), gjithnjë më shpesh ju vijnë nga Kosova. Kjo është gjetja më e re e këtyre kompanive, të cilat, për të zbritur shpenzimet e tyre, hapin “Callcenter” (qendra thirrjesh) në Prishtinë, prej nga me thirrje telefonike në adresa zvicerane joshen klientët për të ndërruar arkën e sigurimeve.
Qendra të tilla ka edhe në vende tjera të botës, ku fuqia punëtore është më e lirë, por, siç del nga hulumtimet që totë se ka bërë gazeta Sonntagsblick në botimin e sotëm, vetëm në Prishtinë janë rreth 100 të tilla!
I gjithë biznesi, sipas gazetës në fjalë funksionon pak a shumë kështu: telefoni cingëron në Zvicër: qendra e thirrjeve në Kosovë ndërmjetëson me të telefonuarin një termin këshillimi. Makleri (ndërmjetësi i firmës zvicerane që ka porositur) paguan për terminin 70 deri 150 franga dhe pastaj viziton klientin. Në rast se ky i fundit e dëgjon atë për ta ndërruar arkën e sigurimeve, ndërmjetësuesit të firmës i mbetet një fitim i majmë prej disa qindra frangash.
Shefat e këtyre qendrave të thirrjeve dhe të maklerëve janë kudo, në qytete zvicerane dhe janë kryesisht zviceranë. Por “telefonistët” e tyre gjenden në Prishtinë dhe prej atje ju flasin në gjuhën gjermane, letrare ose në dialekt. Prishtina është “kompetente” kryesisht për pjesën gjermane ndërsa klientëve ë vendet frankofone të Zvicrës, telefonatat e tilla u vijnë kryesisht nga Maroku, Tunizia e vende tjera , ku njihet mirë frëngjishtja.
Por, siç ka konstatuar Sonntagsblick, tashmë në mesin e atyre që telefonojnë nga Prishtina ka edhe të tillë që kanë ndërtuar në Zvicër rrjetin e tyre. Ata pra nuk ua shesin shërbimet e tyre agjencive zvicerane, dhe metodat e tyre të veprimit duken të dyshimta.
Ka pasur raste kur këta ndërmjetësues kanë shpikur emrat e arkave zvicerane të sigurimeve, të cilat, pa pasur të drejtë, i kanë publikuar edhe në faqet e tyre të internetit. Një ndërmjetës i tillë, fjala vjen ka publikuar në portalin e vet kompaninë e sigurimeve shëndetësore Helsana. Kjo e fundit ka deklaruar se një gjë e tillë është bërë pa dijen e saj dhe ajo do të ndërmarrë hapat e nevojshëm që një publikim i tillë të hiqet.
Kundër kësaj makinerie është shprehur edhe organizata për mbrojtjen e konsumatorëve (SKS), e cila është duke vëzhguar punën e këtyre qendrave të thirrjes. Sipas udhëheqëses së SKS, shumë zviceranë raportojnë se ndjehen të bezdisur nga këto telefonata, nga jashtë, shumë prej të cilave i bëjnë njerëz që nuk e njohin mirë gjermanishten. Ka po ashtu edhe ankesa për sjelljen jo të rregullt, si mos përmbajtjen e marrëveshjeve për termine etj. nga ana e ndërmjetësuesve.
Me gjithë dyshimet që e përcjellin këtë dukuri, ajo nuk duket se do të ndërpritet shpejtë. Në radhë të parës për shkak se mbajtja e një callcentre jashtë Zvicre kushton tepër shumë më lirë.
Ndërsa një arsye tjetër është se personat që qëndrojnë mbrapa këtyre qendrave nuk obligohen t`i përmbahen një marrëveshjeje! Këtë marrëveshje e kanë nënshkruar të gjitha kompanitë zvicerane të sigurimeve, anëtare të federatës Santesuisse, dhe sipas saj, nga qershori i këtij viti nuk do të kenë të drejtë të bëjnë publicitet përmes thirrjeve telefonike. Për këtë arsye, shkruan sonntagsblick, për të fshehur prejardhjen, disa nga ndërmjetësit e rregullojnë ashtu që numrat e tyre të telefonit të mos paraqiten në telefonin tuaj! (B.)
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri