Tematike
Edhe një shqiptar ndër 100 personalitetet zvicerane të vitit 2011
Pas sipërmarrësit të njohur Avni Orllati në vitin 2010, revista prestigjioze L’Hebdo çmon rolin e Bashkim Iseni-t

Që nga viti 2005 për çdo vit revista “L’Hebdo” vë në qendër të vëmendjes 100 personalitete që përbejnë Zvicrën frankofone.
Sipërmarrësit, start uppers, hulumtues të nivelit të lartë, personalitete politike, shpresa të reja në botën e politikës, artistë, ndryshe, të gjithë ata që shënojnë arritje, edhe në krijimtarinë e madhe të rajonit.
Ndër këto personalitete për vitin 2011, L’Hebdo prezanton për here të dytë një shqiptar, Bashkim Isenin. Rreshtat që i përkushtohen theksojnë se Bashkim Iseni ka qenë i stërhabitur nga rezultati i sondazhit të Institutit gfs.Bern, i cili vë në pah faktin se 72% e banorëve të vendit konsiderojnë se shqiptarët duken “antipatikë”.
Cyril Jost, gazetar i revistës në fjalë, profilizon drejtorin e albinfo.ch me këto fjalë:
“Lufta kundër stereotipave” përbën pikërisht një nga misionet e albinfo.ch, një portal interneti të lajmeve në tri gjuhë (shqip, gjermanisht, frëngjisht), e cila u ofron 250 000 shqiptarëve të diasporës të reja nga Ballkani si dhe nga Zvicra.
«Kemi të bëjmë me stereotipe të vendit pritës, por edhe me një ngecje të hapjes së komunitetit ndaj tij », vështron udhëheqësi i platformës albinfo.ch, si dhe njëkohësisht hulumtues shkencor në Forumin zviceran për studimin e migrimeve dhe të popullsisë (SFM-Universiteti i Neuchâtel).
“Të jesh një katalizator”, një “shpërbërës i ndasive kulturore», ja si e percepton rolin e tij Bashkim Iseni, i ardhur në Zvicër nga Maqedonia në moshën 19-vjeçar për të studiuar Shkencat politike.
Tanimë një zviceran i natyralizuar, Bashkim Iseni ëndërron të shohë lindjen e një cikli virtuoz: “Sa më shumë të integrohemi në vendin pritës, aq më shumë mund të ndihmojmë zhvillimin e vendlindjes dhe aq më pak do të ketë njerëz që emigrojnë. Në fund të fundit, ne duam të inkurajojmë diasporën si dhe zviceranët që të investojnë në rajonin e Ballkanit”.
E saponisur në vjeshtën e vitit të kaluar, platforma Albinfo.ch është e mbështetur nga Konfederata dhe punëson katër persona me kohë të pjesshme.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri