Kosova me ushtrues detyre të Presidentit
Kosova ka ushtrues detyre të presidentit që nga 31 marsi i vitit 2011

Kosova është me ushtrues detyre të presidentit , ka sqaruar sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës duke iu përgjigjur letrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në të cilën ai kërkonte përgjigjen nëse në Kosovë ka vakum institucional, raportojnë mediat në Prishtinë.
Sipas sqarimit të sotëm të kësaj Gjykate, “Kosova ka ushtrues detyre të presidentit që nga 31 marsi i vitit 2011. Pra, nuk ka vakuum institucional që nga dita e publikimit të këtij aktgjykimi”.
Por, se kush mund të jetë ushtrues detyre, Gjykata nuk ka treguar.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, të mërkurën, e bëri publik aktvendimin e plotë mbi zgjedhjen e Behgjet Pacollit si president.
Në aktvendim thuhet se zgjedhja e tij si president pa asnjë kundërkandidat ka paraqitur shkelje të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës.
Po ashtu edhe mungesa e kuorumit është vlerësuar si antikushtetuese
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”