Në Zvicër linden 220 fëmijë në ditë
Meqë numri i lindjeve ka shënuar një rritje të vogël, diferenca në mes të të lindurve dhe të vdekurve shkon në dobi të të lindurve

“Bilanci” që ka regjistruar Enti Federal i Statistikave për vitin që kaloi është 220 fëmijë të lindur në ditë. Marrë në tërësi, në Zvicër gjatë vitit 2009 janë lindur 80`000 fëmijë, prej tyre 41`000 djem dhe 39`000 vajza. Këto shifra i përgjigjen një shtimi prej 2.2% në krahasim me vitin pararendës.
Në përgjithësi, siç ka bërë me dije enti në fjalë, ka disa vite që linden më shumë foshnja të gjinisë mashkullore se sa femrore.
Numri i të vdekurve gjatë vitit që shkoi ka qenë 62`500 veta. Duke marrë parasysh se numri i lindjeve ka shënuar një rritje të vogël në krahasim me vitin paraprak, diferenca në mes të të lindurve dhe të vdekurve është rritur, në dobi të të lindurve.
Numri mesatar i fëmijëve të lindur për një grua të moshës për lindje është rritur nga 1.5 në 1.53. ndërsa mosha mesatare e nënave që kanë lindur fëmijë është 31.2 vjeç.
Gjatë të njëjtës periudhë janë realizuar 42`800 martesa, që është 2.1% më shumë se në vitin 2009 dhe janë shkurorëzuar 21`500 çifte.
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”