I hiqet imuniteti politikanit Hainard
Në pranverën e vitit të kaluar Hainard ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe, në gusht kishte dhënë dorëheqje

Me 79 vota për dhe vetëm 6 kundër, Këshilli i Madh (parlamenti) i kantonit të Neuchatelit i ka marrë imunitetin ish qeveritarit kantonal nga partia FDP, Frederic Hainard.
Këshilli i Madh duke hedhur në votim imunitetin e ish qeveritarit kishte zbatuar rekomandimin e komisionit të krijuar enkas për këtë rast.
Në pranverën e vitit të kaluar Hainard ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës, ndërsa në muajin gusht, kishte dhënë dorëheqjen.
Akuzat i kishin ardhur nga avokatët e një shfrytëzueseje të ndihmave sociale. Siç bën të ditur tagesschau.ch., ai po ashtu ishte akuzuar se kishte ndërmjetësuar për t`i ofruar pa të drejtë një vend pune mikeshës së tij.
I mbetur pa imunitet, Hainard tash do t`i nënshtrohet hetimeve penale nga prokuroria kompetente.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”