Numra rekordë pasagjerësh në aeroportet zvicerane
Aeroporti i Cyrihut në Kloten, gjatë vitit 2010 ka bartur 23 milion udhëtarë ose 4 për qind më shumë se një vit më parë

Vitin e kaluar, aeroportet më të mëdha ndërkombëtare të Zvicrës kanë shënuar rekord në numrin e pasagjerëve dhe në vëllimin e mallrave të transportuara.
Kjo ka ndodhur përkundër kushteve të rënduara të afarizmit që kanë mbretëruar vitin e kaluar, të shkaktuara nga retë e hirit në fillim të vitit dhe nga shpërthimi i hershëm i dimrit, në fund të vitit.
Kështu, Aeroporti më i madh i vendit, ai i Cyrihut në Kloten, gjatë vitit 2010 ka bartur 23 milion udhëtarë ose 4 për qind më shumë se një vit më parë.
Aeroporti i dytë për nga madhësia, ai i Gjenevës, ka pasur 12 milionë pasagjerë ose 5% më shumë se para një viti ndërsa i treti, aeroporti i Bazelit, ka shënuar një numër prej rreth 4 milionë udhëtarësh, ndryshe 7% më shumë, po u krahasua me vitin 2009.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja