Zhvillim
Oreksi turk për supën e Ballkanit
Realpolitika dhe seritë televizive: Marrëdhëniet serbo-turke përshkohen nga projeksionet historike. Por përskaj tyre lulëzon një realpolitikë, e udhëhequr nga interesat
Me rastin e një vizite të bërë së fundi në Beograd, kryeministri turk Ahmet Davutoglu krahasoi Ballkanin me një supë të shijshme, e cila shijen e saj ia detyron përzierjes së popujve dhe religjioneve. Përmes bashkëpunimit me Serbinë, supës do t`i shtohen mëlmesa që ta bëjnë atë edhe më të shishme. Në nxehje e sipër Davutoglu i ka ftuar serbët duke u thënë se “Stambolli është edhe qytet juaji”, dhe se ai në Beograd e ndjen veten “si në shtëpi”.
Përqafimet e tilla retorike në Serbi priten me emocione të përziera. Shefi i Qeverisë Serbe Aleksandar Vuçiç ka thënë në mënyrë diplomatike se ai i eviton metaforat kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me turqit.
Pas pikës së ngrirjes, në kohën e luftërave të Jugosllavisë, marrëdhëniet bilaterale gjatë dekadës së fundit janë përmirësuar, madje dukshëm. Por, mbështetja e Ankarasë për pavarësinë e Kosovës krijon irritacione sikur atë në vitin e kaluar, kur presidenti turk Erdogan pati deklaruar se Kosova “është turke” dhe se “Turqia është kosovare”. Po kështu edhe shumë shqiptarë të Kosovës nuk ishin entuziazmuar nga kjo shenjë barazimi.
Davutoglu është arkitekti kryesor i drejtimit të ashtuquajtur “neoosman” të politikës së jashmte turke. Neosmanizmi shikon në Ballkan jo vetëm një zonë para së gjithash margjinale por një hapësirë qendrore nga aspekti gjeostrategjik e me histori të pasur. Dhe ai (Davutoglu) lidhet me këtë të kaluar.
Jo rastësisht shëtia e dy kryeministrave në Beograd u realizua në fortesën osmane Kalemegdan, e cila nga një shkëmb shikon rrjedhën e përbashkët të lumenjve Sava dhe Danubi. Atje, qeveria turke po restauron një shatërvan që i kushtohet vezirit të madh Mehmed Pasha Sokolovic. Sokolovic ka qenë një bir fshatari serb, i cili ishte marrë “devsirme” (fëmijë i krishter, i marrë rob). Pastaj ai kishte bërë karrierë në pallatin e sulltanit. Edhe sa ishte ende ministër i jashtëm, Davutoglu në vitin 2009 në Sarajevë kishte përdorur Sokolovicin për t`i prezantuar përfitimet që Ballkani do të kishte nga “Pax Ottomanica” mbietnike.
Në shoqëritë pjesërisht myslimane të Ballkanit perëndimor ndikimi turk vende vende është i mirëpritur. Turqia vlerësohet si model i një shoqërie, e cila ndryshe nga “perëndimi” sjell zhvillim dhe në të njëjtën kohë mbron e kultivon traditën, me çfarë në radhë të parë kuptohet religjoni. Me këtë janë lidhur në veçanti edhe botëkuptimet shoqërore, si ato për pozitën e famljes, rolin e gjinive dhe për kufijtë në mes të sferës private dhe asaj publike.
Në Serbi, në të kundërtën, Turqia identifikohet me “zgjedhën turke”. Sipas këtij botëkuptimi, Perandoria Osmane e ka izoluar shoqërinë (serbe) për 500 vite nga zhvillimet në Evropën e Mesme dhe atë Perëndimore. Por, kjo tablo në kohët e reja ka nisur të zbutet. Edhe serbëve po u bën përshtypje shpërfaqja e zhvillimit ekonomik të Turqisë.
Veç kësaj edhe vendpushimet bregdetare turke janë tërheqëse dhe pozicionohen mirë në konkurrencë me ato kroate dhe greke. Gjatë vitit 2013 Turqinë e kanë vizituar 170 mijë serbë. Po ashtu edhe seritë e popullarizuara televizive turke, të cilat e tregojnë jo vetëm jetën në pallatin e sulltan Sulejmanit te Madhërishëm por edhe intrigat në elitat e Stambollit, kanë ndikuar për të pasur një vështrim më të zbutur ndaj ish sunduesve.
Deri në vitin 2017 vëllimi i tregtisë në mes Serbisë dhe Turqisë pritet të arrijë në më shumë se 1 miliard dollarë, ndërkohë që në vitin 2013 ai arrinte në 760 milionë. Serbia po bën përpjekje po ashtu që të tërheqë edhe investimet direkte nga Turqia. Por ato vazhdojnë te mbten mjaft mbrapa atyre nga Italia ose nga Austria.
Nga ana tjetër, ndërmarrjet turke janë të interesuara për fitimin e kontratave për ndërtimin e autostradës që do të lidhë Beogradin me qytetin port të Malit të Zi, Tivarin.
Në këtë drejtim është për t`u vënë re edhe një zhvillim i ri: Beogradi dhe Sarajeva do të hapin në Stamboll një përfaqësi të përbashkët tregtare. Kjo nuk pasqyron vetëm interesat e shteteve ekonomikisht të dobëta ish-jugosllave por edhe perspektivën turke, e cila regjionin (Ballkanin) e percepton si një hapësirë të unifikuar.
(Përkthyer nga NZZ)
E-Diaspora
-
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” Shqipëria po përjeton një nga periudhat më dinamike të zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme.... -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë











