CH-Ballkani
Franca dhe Zvicra, gjasat më të mëdha për kualifikim
“Gazzetta Dello Sport” vlerësoi gjasat e skuadrave për kalimin e grupeve në “Franca 2015”. Në grupin A favorizohet Franca dhe Zvicra, Shqipëria thuhet se i ka gjasat minimale
Kombëtarja e Francë dhe ajo e Zvicrës i kanë gjasat më të mëdha për të kaluar fazën e grupeve në grupin “A” në Kampionatin Evropian të Futbollit “Franca 2016”. Kështu të paktën vlerësojnë ekspertët italian të futbollit, të cilët kanë komentuar shortin e djeshëm në Paris, kur Shqipëria do të luaj përballë Zvicrës, Rumanisë dhe Francës.
“Gazzetta Dello Sport” përcaktoi me detaje përqindjen për secilën nga 24 skuadrat pjesëmarrëse. Nisur nga Grupi “A”, ku e përditshmja më e madhe sportive në Itali i jepte shanse maksimale Francës. Duke qenë se luajnë në shtëpi, shanset e “gjelave” të kalojnë grupin janë 100 për qind. Më pas vjen Zvicra me 45 për qind dhe Rumania me 35 për qind dhe e fundit në grup cilësohet Shqipëria.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, kombëtarja e Shqipërisë i ka vetëm 20 për qind shanset për të kaluar fazën e grupeve, e megjithatë do të provojnë të jenë surpriza e madhe e turneut.
Për sa i takon skuadrave të tjera në Euro 2016, Anglia shihet e favorizuar në Grupin “B”, me 70 për qind të shanseve, e ndjekur nga Rusia me 50, ndërsa Uellsi dhe Sllovakia janë në baraspeshë, raporton Telegrafi.
Në Grupin “C” vjen një tjetër favorite absolute, Gjermania, që ndiqet nga Polonia me 50 për qind, Ukraina me 40 dhe Irlanda e Veriut me vetëm 10 për qind.
Edhe pse është tejet i fort, në Grupin “D” shanset e Spanjës të kalojë në një të tetën e finales vlerësohen 90 për qind, Republika Çeke dhe Kroacia cilësohen në garë me njëra-tjetrën, ndërsa e fundit është Turqia.
Në Grupin “E”, Italia nuk është favorite, pasi që Belgjika ka gjasat më të mëdha 80 për qind, ndërsa italianët i kanë vetëm 60 për qind për tu kualifikuar, përpara Suedisë dhe Republikës së Irlandës.
Grupi ku të paktën në letër dy vendet e para duken të caktuara është ai “F”. Portugalia dominon me 90 për qind, e ndjekur nga Austria me 65. Islanda vlerësohet e treta, ndërsa më pak e vlerësuar është Hungaria.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











