Kosova

43 mijë euro shpenzoi ekipi negociator që u shpall jokushtetues

Ekipi negociator, në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, u shpall kundërkushtetues nga Gjykata Kushtetuese, por ata kanë shpenzuar rreth 43 mijë euro që nga ekzistimi i tij.
Parat u shpenzuan për bileta aeroplani, paga, akomodim, ushqim dhe punëtori, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Zëvendëskoordinatori Administrativ i Ekipit negociator, Ilir Cacaj, ka thënë se
shpenzimet përfshijnë edhe të punësuarit në Zyrën Administrative.
Shpenzimet për paga kanë kaluar shumën e 17 mijë eurove.
“Nga shuma e përgjithshme, shpenzimet janë të ndara si vijon:
Shpenzime udhëtimi (bileta aeroplani) për disa udhëtime në Bruksel – 22,251 euro. Shpenzime akomodimi dhe ushqimi (punëtori në Tiranë) për të gjithë anëtarët e Delegacionit dhe stafin përcjellës – 3.452 euro. Për paga janë shpenzuar 17.060 euro”, ka thënë ai.