Shkurt.ch
40 vjet të të drejtës së votës për femrat
Presidentja e vendit, Calmy Rey ka nderuar gratë më të merituara, luftëtare për të drejtën e votës së femrave në kohë të ndryshme

Pikërisht në ditën e sotme, 40 vjet më parë, më 6 qershor 1971 gratë e Zvicrës kanë fituar për herë të parë të drejtën e votës. në përkujtim të kësaj ngjarjeje me rëndësi, sot është mbajtur një solemnitet në Bernë, ku kanë marrë pjesë të katër ministret e Qeverisë Federale: Micheline Calmy-Rey, Doris Leuthard, Simonnetta Sommaruga dhe Eveline Widmer-Schlumpf si dhe ministri i ekonomisë Johann Schneider-Ammann.
Kanë marrë pjesë edhe personalitete të tjera të rëndësishme nga jeta politike, shoqërore e ekonomike e vendit.
Me këtë rast presidentja e vendit, njëherësh ministre e jashtme Calmy Rey dhe kancelarja Corina Casanova kanë nderuar gratë më të merituara, luftëtare për të drejtën e votës së femrave në kohë të ndryshme.
Më 6 qershor 1971 përmes një referendumi popullor në nivel federal populli (atëbotë vetëm pjesa mashkullore sepse gratë ende nuk kishin të drejtë!) është përcaktuar me shumicë prej 65.7% për dhënien e të drejtë së femrave për të votuar dhe për të qenë të votuara.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz