Kosova
Haradinaj: Kurrë nuk e la pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!
Zotohet Haradinaj
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një fotografie në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka treguar se Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet dhe se nuk ka kthim mbrapa.
Ai ka treguar edhe detaje se si ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i kishte thënë se do ta bëjë të pamundurën për ta ndërtuar Rrugën e Kombit.
“Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëviz, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”, shkroi Haradinaj.
Ai me fjalët e njëjta të Berishës, u është drejtuar edhe qytetarëve të tij. Por kësaj here, jo për Autostradën që e lidh Kosovën dhe Shqipërinë, por për Autostradën e Dukagjinit.
“Edhe unë po ju them, Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit”, shkroi Haradinaj.
Përndryshe, Autostrada e Dukagjinit ka qenë shpeshherë mollë sherri në koalicionin qeverisës. Ndërkohë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrahte krijimin e kësaj autostrade, dy partnerët e saj, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate ishin shprehu skeptike.
Ndërsa, në anën tjetër, partitë opozitare e kishin konsideruar si të panevojshëm ndërtimin e kësaj autostrade, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










