Lajme
138 vaksina kundër virusit COVID-19 rezultuan të pasuksesshme
Gjetja e një vaksine adekuate që të paktën parandalon virusin, ende nuk është treguar e suksesshme.
Deri më tani janë bërë 138 vaksina nga shumë ekspertë nga bota, për që asnjëra prej tyre nuk tregoi rezultat, transmeton albinfo.ch.
Duket sikur korona është një virus i ri vdekjeprurës, ku ka infektuar miliona njerëz dhe se deri tani s’ka vaksinë e as kurë definitive për të. Ani pse bota është përballur me epidemi si ajo e ebolës, zikës, mersit dhe Sarsit, ku u deshën vite për krijimin e një vaksine, përpjekjet për gjetjen e antidotit të koronavirusit të ri nisën menjëherë pas identifikimit të tij.
Mjeku shqiptaro-gjerman, Halil Kasniqi, ka bërë të ditur se deri më tani janë testuar 138 vaksina në tërë botën për shërimin dhe parandalimin e virusit korona, por që të gjitha kanë dështuar në rezultate. Ai thotë se ky virus është shumë kompleksiv dhe se trajtimi për gjetjen e një vaksine është shumë e vështirë, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse autoritetet kineze zbuluan kodin gjenetik të virusit shumë shpejt, gjetja e një vaksine adekuate që të paktën parandalon virusin ende nuk është treguar e suksesshme.
Shumë universitetet nga bota, në veçanti ai i Queensland që punoi për një vaksinë molekulare, ashtu si Moderna Incorporated në Masachusets, e cila bashkoi forcat me Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në SHBA, për të përshpejtuar procesin, rezultuan pa ndonjë efekt. OBSH po koordinon iniciativat globale për krijimin e një vaksine të re, por që rezultatet e saj priten të shihen ditët në vazhdim. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










