Shkurt.ch
1 euro do të kushtojë 1.20 franga
Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka reaguar ashpër sot për të stabilizuar frangun në kurset e këmbimit
Një euro përfundimisht do të ketë vlerën e 1.20 frangash. Dhe me këtë do të pëcaktohet norma minimale e këmbimit të frangut me euron. Kështu ka vendosur sot Banka Kombëtare zvicerane.
“Nuk do të tolerojmë kurse më të ulëta se ky prag “, thuhet në një njoftim të Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB).Kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë për të blerë valuta të huaja në sasi të pakufizuara. Madje ka paralajmëruar masa tjera shtesë nëse rrezikohet e ardhmja ekonomike e vendit.
Mënjëherë pas vendimit, valuta evropiane nisi të forcohet duke arritur në 1.20 franga. Në fillim të ditës, një euro ishte me vlerë më pak se 1,11 franga. Pastaj gjatë ditës erdhën lajme edhe për rimëkëmbjen e bursës zvicerane, njoftojnë agjensitë e lajmeve.Ky veprim i diskutueshëm është mirëpritur menjëherë nga të gjitha partitë e mëdha politike të vendit. Edhe qeveria e shtetit zviceran tha se qëndron prapa këtij vendimi të Bankës Kombëtare (SNB).
Ministri i Ekonomisë, Johann Schneider-Ammann është shprehur i kënaqur me vendimin e SNB-së, që sipas tij përcakton edhe politikën e saj të pavarur monetare.
Në fillim të gushtit euro ishte këmbyer pothuajse 01:01 me frangun zviceran. Me këtë gjendje ishte goditur rënd ekonomia e vendit, veçanërisht eksportet dhe turizmi.
Disa parti politike të vendit dhe Bashkimi i Sindikatave të Zvicrës kanë kërkuar ndërhyrje tjera të SNB-së për të sjellë frangun zviceran në 1.40-1.45 franga për euro.
Për herë të parë kishte verpruar kësisoji Banka Kombëtare e Zvicrës në vitin 1978. Atëherë frangu ishte mbivlerësuar ndaj markës gjermane, ndërsa dollari ishte dobësuar si rezultat i një krize të naftës. SNB-ja e kishte stabilzuar valutën zvicerane në 80 cent krahas markës së atëhershme gjermane.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











