Kosova

​LDK dhe Nisma tërheqin komisionerët e votimit

Kjo tërheqje ka ndodhur, pasi aty ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate i kanë tërhequr komisionerët e tyre nga Qendra e Numërimit të Votave.

Kjo tërheqje ka ndodhur, pasi aty ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, të cilat nga këto dy parti po konsiderohen të paligjshme. Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët janë duke përdorur dorëza, raporton KosovaPress.

“Jemi këtu pranë QNR, jemi këtu për faktin në këto momente sipas informacioneve që kemi po tentohet të fillojë numërimi i votave të jashtëligjshme që kanë ardhur nga Serbia dhe të cilat janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor i cili precizon qartë modalitetet se si duhet zhvilluar procedurat për votimin me postë”, ka thënë Skënder Reçica, kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AKR-Nisma-PD.

“Ne jemi këtu sonte për të tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit NISMA-AKR  për faktin se nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e një procesi i cili po tenton të fillojë për numërimin e votave të cilat konsiderohen dhe janë të jashtëligjshme, të cilat kanë ardhur në rrugë ilegale, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor në vend. Ne bëjmë ftesë KQZ-së që menjëherë të ushtrojë mandatin kushtetues, të merr vendim dhe të ndërpres këtë proces ky proces i numërimit të votave të paligjshme dëmton vullnetin e e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës të cilët kanë votuar për koalicionin NISMA-AKR”, ka thënë Reçica në një konferencë për media.

Ndryshe sot tërë ditën pjesëtarë të koalicionit kanë bërë thirrje që të mos numërohen votat e ardhura nga Serbia. Po ashtu aludojnë se kanë kaluar pragun zgjedhor percjell Albinfo.ch.