Kosova
Numërimi i votave nga diaspora nuk filloi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhje gjatë ditës së sotme, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme që e detyron KQZ-në të numërojë 4.639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.
Vamir Elezi ka qartësuar se proceduralisht numërimi i këtyre fletëvotimeve nuk mund të fillojë gjatë ditës së sotme.
Ai ka thënë se fillimisht duhet të bëhet vlerësimi i tyre, proces i cili mund të zgjasë së paku dy ditë.
“Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është e nevojshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të supozuara me fletëvotime.
Vlerësimi ka për qëllim që ta dimë nëse fletëvotimi është dërguar nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo është dërguar nga ndonjë person tjetër që nuk e plotëson këtë kriter të domosdoshëm”, tha Elezi për mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se pasi të bëhet ky vlerësim, do të dihet saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara dhe sa është i atyre të refuzuara dhe se vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










