Koronavirusi: çast pas çasti
Merkel: Landet të veprojnë së bashku në luftimin e pandemisë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi sot qeverive të 16 landeve të Gjermanisë të veprojnë së bashku për të frenuar pandeminë e COVID-19, pas një takimi sot me kryeministrat e tyre.
“A dëshirojmë të bëjmë një hap të guximshëm apo duam të takohemi javë për javë, si në pranverë”, iu drejtua ajo pjesëmarrësve në takim.
Përpara konferencës, zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert tregoi se negociatat midis qeverisë federale dhe landeve, që e drejtojnë politikën shëndetësore në mënyrë të pavarur, do të ishin problematike.
Qeveria federale po kërkon një qasje të përbashkët, ndërsa po afrohet dimri dhe numri i infektimeve dhe shtrimeve në spital po rritet në shumë rajone dhe qytete të mëdha.
Qeveria e Merkelit po bën presion për rregulla më të rrepta në përdorimin e maskave dhe mbylljen e sektorit të mikpritjes në zonat me numër të madh të rasteve të COVID-19./
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









