E-Diaspora
“Albanian Flowers” e Flaka Gorancit promovohet edhe në Kosovë
Pas promovimit të suksesshëm në Vjenë të Austrisë dhe në Tiranë, albumi i mezzo-sopranos së njohur shqiptare, Flaka Goranci do të vazhdoj rrugëtimin për në Kosovë.

Këngë të vjetra shqiptare por të ripërpunuara në muzikë klasike të cilat janë përfshirë në albumin “Albanian Flowers” të këngëtares Flaka Goranci, të shoqëruar edhe nga ansambli “Dielli”, të premten, më 6 nëntor do të prezantohen para publikut në Prishtinë, në “Swiss Diamond Hotel”, për të vazhduar më pas të shtunën me 7 nëntor në “Pallatin e Kulturës” në Gjakovë, si dhe për të u përmbyllur më 6 dhjetor në Cyrih të Zvicrës.
“Më vjen mirë që filluam më Tiranën në Teatrin e Operës dhe Baletit, aty ku unë u shkollova dhe debutova me rolin e Rosines. Pastaj do të shkojmë në Prishtinë në “Swiss Diamond Hotel”, ku jeton edhe familja ime. Një ditë më pas do të jemi në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, në vendin tim të lindjes si dhe do ta përfundojmë turneun në Cyrih të Zvicrës, në shtetin ku kemi përqindjen më të madhe të shqiptarëve”, kishte thënë Flaka për albinfo.ch.
CD-ja “Albanian Flowers” është një prodhim austriak nga kompania internacionale “Gramola” dhe mund të blihet online në gjithë tregun internacional, ndërsa pas koncertit mysafirët do të kanë rastin ta blejnë po ashtu CD-në më një çmim special.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL Bëhet e ditur se turizmi dhe kulinaria shqiptare u promovuan sot në një nga universitetet më...
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
-
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
-
Rrahje masive mes kroatëve e shqiptarëve në Zagreb, ka të plagosur
-
Diaspora është zemra ekonomike e Kosovës
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi