Kosova
QNR: Brenda tri ditësh nis numërimi i votave me kusht
Sot pasdite pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për shkak të gabimeve teknike me printimin e formularëve, por sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj besohet që brenda dy-tre ditësh nis numërimi i votave me kusht.
Ahmetaj për media në Kosovë ka theksuar se akoma janë në procesin e përgatitjes së raportit të auditimit në bazë rekomandimeve për KQZ-në, që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rinumërime të tjera.Ahmetaj theksoi se nga krahasimet që i janë bërë formularëve të rinumëruar nuk është vërejtur ndonjë dallim të votave të subjekteve, përcjellë albinfo.ch
Ndërsa, Ahmetaj shtoi se QNR është në procesin e regjistrimit të votave me kusht, proces që është afër kompletimit, sipas të cilit, besohet që brenda dy-tre ditëve nis numërimi i votave me kusht.
Ndryshe, procesi i zgjedhjeve parlamentare ishte mbajtur më 6 tetor, ku sipas rezultateve preliminare, partia e parë është LVV, e dyta LDK, pasuar nga PDK.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










