Lajme
Kompania hekurudhore humb 400 milionë euro si pasojë e grevave në Francë

Grevat kundër reformimit dhe unifikimit të sistemit të pensioneve kanë konsumuar të ardhurat e kompanisë shtetërore hekurudhore të Francës (SCNF) me rreth 400 milionë euro, sipas drejtuesit të firmës.
“Kjo është një shumë e konsiderueshme”, deklaroi kryetari i SCNF-së, Jean-Pierre Farandou.
Një zëdhënës i kompanisë SNCF deklaroi se udhëtimi hekurudhor vazhdon të ketë ndërprerje edhe në prag të Krishtlindjes, ku në funksion janë vetëm dy e pesta e trenave me shpejtësi të lartë TVG.
Përgjatë dhjetorit sindikata të shumta kanë zhvilluar greva të vazhdueshme, në protestë kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për reformimin dhe unifikimin e sistemit të pensioneve në vend, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit