Maqedonia
Zyrtarizohet njohja e patentë shoferëve të Maqedonisë në Gjermani
Marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferit, deri më tani Maqedonia ka nënshkruar me Spanjën, Italinë, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Austrinë
U deshën një 20 vite pritje për këto dy nënshkrime. Pas dy dekadash ambasadori i Gjermanisë, Tomas Gerberih dhe ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, firmosën njohjen e dyanshme të patentave të shoferit.
“Nga sot qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarët e Republikës Federative të Gjermanisë do të munden që anasjelltas t’i njohin lejet e vozitjes. Nëse ndonjëri ka patentë shoferi të Maqedonisë ta ndërrojë në Gjermani dhe anasjelltas, nga Gjermania ta ndërrojë në Maqedoni, pa provime dhe harxhime shtesë”, tha Oliver Spasovski, Ministër për Punë te Brendshme, raporton TV 21.
Marrëveshja vlen për të gjitha kategoritë e patentë shoferit ndërsa në fuqi do të futet pasi të kryhen procedurat e nevojshme nga të dyja ministritë, tha Spasovski, përcjell albinfo.ch.
Për vite me radhë është kërkuar zgjidhje të këtij problemi. Kjo sepse gjashtë muaj pas qëndrimit në Gjermani, qytetarëve të Maqedonisë nuk i njihej patenta e shoferit.
Përveç se përbënte pengesë në punët e tyre të përditshme, kjo u sillte atyre edhe gjoba. Në fillim të këtij viti gjithashtu u bë një peticion që mblodhi mbi 40 mijë nënshkrime. Ndër ata që janë angazhuar për zgjidhje është edhe Aleksandar Buzleski i cili jeton në Gjermani.
“U falënderohemi të gjitha institucioneve zyrtare që u angazhuan për zgjidhjen e problemit dhe para së gjithash të gjithë që ndihmuan në peticionin tonë dhe sinqerisht gëzohemi për këtë fund të suksesshëm të peticionit”, u shpreh Aleksandar Buzleski, Iniciator i Peticionit.
Marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferit, deri më tani Maqedonia ka nënshkruar me Spanjën, Italinë, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Austrinë. Është duke u punuar për marrëveshje edhe me Kosovën, Turqinë, Britaninë e Madhe, informojnë nga MPB, duke shtuar se në rrjedhë është edhe procedura me Australinë dhe Zelandën e Re.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












