Bota
Zyrtarët turq besojnë se gazetari i zhdukur është vrarë në Konsullatën saudite
Një gazetar saudit i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 2 tetori, sipas burimeve dhe mediave turke është vrarë.
Është rritur shqetësimi rreth fatit të një gazetari të njohur saudit, i cili konsiderohet i zhdukur që prej 2 tetorit, pasi ai kishte hyrë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Mediat kanë cituar burime turke të kenë thënë se ata besojnë se gazetari Jamal Khashoggi, kritik i Princit të Kurorës Mohammad bin Salam, është vrarë në ndërtesën e misionit diplomatic, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Një zyrtar i paidentifikuar ka thënë se ai është vrarë nga një ekip saudi, i dërguar “në mënyrë të posaçme për vrasjen” e gazetarit.
Një zyrtar i Konsullatës i ka përshkruar këto pretendime si “të pabaza”, duke shtuar se një delegacion hetuesish sauditë kanë ardhur në Stamboll për të hetuar zhdukjen e Khashoggit.
Prokuroria turke ka nisur hetimet për këtë rast dhe princi saudit bin Salman ka thënë se autoritetet turke janë të mirëseardhura që të kontrollojnë Konsullatën, duke shtuar se “ne nuk kemi asgjë për të fshehur”.
Ministria e Jashtme turke ka thirrur në bisedë ambasadorin e Arabisë Saudite, për t’i kërkuar shpjegim për zhdukjen e gazetarit Khashoggi. Ky zhvillim vjen në kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve në mes të Turqisë dhe Arabisë Saudite.
Ankaraja zyrtare përkrah Katarin lidhur me bllokadën që i ka bërë Arabia Saudite dhe shtetet e tjera fqinje. Po ashtu edhe qasja e Turqisë ndaj Iranit ka zemëruar qeverinë në Riad.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











