Futboll
Sërish në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli
Faqja tiks.app ka njoftuar se biletat e mbetura do të dalin sërish në shitje në një orë të caktuar

Është bërë e ditur se faqja zyrtare për shitjen e biletave për ndeshjet e Kosovës, tiks.app, ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Angli do të dalin sërish në shitje.
Kosova do ta presë Anglinë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, përcjell albinfo.ch.
Se çfarë rëndësie do të ketë kjo ndeshje varet nga përballja e Kosovës në Çeki, pasi që nëse “Dardanët” pësojnë humbje në këtë ndeshje, ata e kanë të pamundur kualifikimin në EURO 2020.
Interesimi i qytetarëve për ta përcjellë përballjen në “Fadil Vokrri” ka qenë i madh dhe faqja tiks.app, ku bëhet shitja e biletave ra nga sistemi dhe ua pamundësoi shumë tifozëve të blejnë bileta.
Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të Tiks.app:
Tiks.APP ka qenë cak i disa sulmeve të koordinuara kibernetike, me qëllim të pengesës së shitjes së
biletave online, për të cilën tashmë janë ftuar organet kompetente për hetim.
Stafi ynë ka punuar pa ndërprerë 24 orët e fundit për të evituar këto sulme, të cilat janë të koordinuara dhe i shërbejnë vetëm një grupi të ngushtë të personave keqdashës.
Disa persona dhe media kanë shfrytëzuar këtë situatë dhe kanë publikuar materiale nxitëse që kanë ndikuar edhe më tej në tensionimin e situatës së krijuar.
Për publikun duhet te sqarohet se përmes “ping” nuk mund te vërtetohet disponueshmeria e sistemit apo shërbimit, sepse ato adresa janë zakonisht pajisje tjera si “router” apo “firewall” dhe janë vetëm një pjese e vogël infrastrukturës së sistemit në tërësi – këtë gjë e konfirmojnë shumë lehtë ekspertet e lëmisë.
JU INKURAJOJME qe biletat te cilat i gjeni ne tregun e zi, neper faqe te ndryshme ne internet apo ne rruge, te i raportoni menjëherë ne Polici, sepse stërshitja e biletave pa autorizim paraprak nga Organizatori mund te konsiderohet si vepër penale.
Akuzat dhe kritikat te cilat janë drejtuar kundër Tiks.APP janë te pranueshme dhe ndjejmë keqardhje te sinqerte për shqetësimet e mundshme qe mund te ju kemi sjellur – dhe me shumë sinqeritet, me te gjitha kapacitetet tona jemi munduar qe ta tejkalojmë këtë situate.
Gjithashtu, kërcënimet e adresuara te ne janë shumë serioze dhe të patolerueshme, sepse ne jemi vetëm një Kompani e cila mundohet te kryej shërbimin sipas një kontrate te caktuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër Në Gjenevë, ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton...
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës