Kalendari
Zyrtare: Konferenca Diaspora Flet 2020 do të mbahet në nëntor (virtualisht!)
Lajmërohet organizimi i konferencës treditore Diaspora Flet, këtë vit me temën ‘GlobAL2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno’. Diaspora Flet 2020 sjell edicionin e saj të dytë, këtë herë në formë virtuale më 19, 20 dhe 21 nëntor, e cila do të ketë sesione diskutimi, fjalime, hapësira promovuese, panair, ankande, ngritje të fondeve, si dhe mundësi rrjetëzimi!
GERMIN – një nga organizatat jofitimprurëse lidere në Angazhimin e Diasporës Shqiptare – po organizon konferencën e saj të dytë globale të diasporës në partneritet me Fondacionin Global Shqiptar (GAF) me bazë në SHBA. Konferenca e këtij viti do të jetë plotësisht virtuale, duke lidhur profesionistë të industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës në 20 vjetët e fundit dhe për të eksploruar se cili është roli i saj potencialt në 20 vjetët e ardhshme.
Diaspora Flet 2020 sapo ka lansuar platformën e saj virtuale, e cila do të plotësohet dita-ditës me informacione të reja si dhe do të mundësojë të gjitha aspektet reale të konferencës, ku do të ketë panele diskutimi me folës nga diaspora, të huaj dhe vendet amë, punëtori me tema specifike (workshops), promovime, etj. Për pjesëmarrësit e interesuar, duhet theksuar se biletat me çmime të zbritura janë në shitje vetëm gjatë kësaj jave, të cilat do të kthehen në çmime normale të konferencës, transmeton albinfo.ch.
Diaspora Flet 2020 vjen 2 vjet pas Diaspora Flet 2018, e cila bashkoi ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm prej mbi 300 profesionistësh shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit, përfaqësues të biznesit dhe interesa të tjerë nga 24 vende të ndryshme. Konferenca është pjesë e iniciativës Germin’s Diaspora Flet që ka si mision të saj krijimin e mekanizmave dhe kanaleve efektive për angazhimin e diasporës, dhe për të lehtësuar një dialog të dyanshëm me institucionet publike në vendin e tyre të origjinës.
Diaspora Flet 2020 ka thirrjen e hapur për partnerë, donatorë dhe sponzorë. Platforma Albinfo është partner medial i konferencës për të mbështetur misionin që të ndërlidhë shqiptarët nga e mbarë bota dhe për të vlerësuar dhe promovuar angazhimin e diasporës. /Albinfo.ch
LINKU PER EVENT NE FB: https://www.facebook.com/
LINKU PER BILETA: https://www.

Albinfo.ch është partner medial
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Nëntor 2020
- Ora11:00
- Data e përfundimit21 Nëntor 2020 - 14:00
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











