Shkurt.ch
Zvicra u mundëson refugjatëve të studiojnë
Ky semestër u mundëson refugjatëve të përcillen nga mentorët, ndërkohë një program mentoringu është në ndërtim e sipër nga universiteti i Cyrihut ETH
Në Zvicër duhet të kenë të drejtë për të studiuar të gjithë ata që tregojnë interesim dhe që kanë përgatitjen e duhur për një gjë të tillë. Këtu nuk bëjnë përjashtim as refugjatët ose azilkërkuesit, shkruan srf.ch Një qëndrim të tillë e përfaqëson Bashkësia e Shoqatave të studimit të Zvicrës VSS, përcjell albinfo.ch. Për të realizuar këtë synim, ajo ofron një semestër provues në disa universitete të vendit.
Ky semestër u mundëson refugjatëve të përcillen nga mentorët, ndërkohë një program mentoringu është në ndërtim e sipër nga universiteti i Cyrihut ETH. Kështu, nga semestri vjeshtor i këtij viti rreth 40 refugjatë do të mund të provojnë veten në këtë universitet.
Po kështu ndërkohë programe përkatëse ofrohen edhe në universitete tjera të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. në Universitetin e Bazelit, për shembull, deri më tash kanë absolvuar një semestër provues 17 refugjatë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











