Shkurt.ch
Zvicra, shton për 20 milionë franga ndihmat për Sirinë
Shuma e përgjithshme e ndarë për Sirinë që nga shpërthimi i krizës së atjeshme para tri vitesh me këtë shtesë arrin në 105 milionë franga
Zvicra ka vendosur të rrisë shumën e dedikuar për ndihma viktimave të konfliktit në Siri me edhe 20 milionë franga të tjera. Deklaratën për këtë rritje e ka bërë presidenti i federatës, Didier Burkhalter në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork. Ai njëherësh është shprehur i brengosur me gjendjen e njerëzve në vendin e kapluar nga konflikti.
Shuma e përgjithshme e ndarë për Sirinë që nga shpërthimi i krizës së atjeshme para tri vitesh me këtë shtesë arrin në 105 milionë franga. Vetëm gjatë këtij viti bëhet fjalë për rreth 50 milionë franga, shkruan nzz.ch. Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, ndihma dedikohet për në territorin e shtetit të Sirisë por edhe për në kampet e refugjatëve në vendet fqinje.
Në këto vende llogaritet se janë të strehuar rreth tre milionë refugjatë sirianë. Mbështetja nga ana e Zvicrës konsiston në ofrimin e ndihmave përmes partnerëve humanitarë në terren, projekteve të vetë Zvicrës si dhe ofrimit të ekspertëve zviceranë për ndihmë humanitare për organizatat në kuadër të OKB-së
Konflikti në Siri deri më tash ka prekur rreth 14 milionë njerëz.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











