Shkurt.ch
Zvicra kundërshton kritikat e OKB-së lidhur me torturën
Në Zvicër ndiqen të gjitha deliktet që figurojnë në konventën e OKB-së kundër torturës, edhe kur ato nuk janë të definuara në Kodin Penal
Zvicra kundërshton vërejtjet të cilat i ka shprehur ndaj sistemit juridik zviceran komisioni i OKB-së për tortura. Autoritetet zvicerane konsiderojnë se shteti ka bërë përpjekje të mjaftueshme në luftë kundër torturës.
Komisioni në fjalë kishte deklaruar se mangësi e Zvicrës në këtë drejtim është fakti se në Kodin Penal të saj nuk ekziston përshkrimi i torturës si vepër penale.
Ndërsa një delegacion i Zvicrës i pranishëm me rastin e bërjes së këtyre deklaratave ka argumentuar se në Zvicër ndiqen të gjitha deliktet që figurojnë në konventën e OKB-së kundër torturës, edhe kur ato nuk janë të definuara në Kodin Penal.
Komisioni i OKB-së kishte gjetur mangësi edhe në mbipopullimin e burgjeve, mungesën e mbështetjes për të burgosurit e mitur etj.
Nga ana tjetër, konsensus në mes të dy palëve por edhe OJQ-ve, ka pasur lidhur me nevojën për aplikimin e burgut administrativ para dëbimit (të të huajve). Ndërtimi i planifikuar i dy burgjeve të reja është hapi i duhur në këtë drejtim, shkruan sfr.ch.
Kritikave mbi kushtet e mbajtjes në burg, përfaqësuesit zviceranë u janë përgjigjur se trajtimi i barabartë mjekësor në Zvicër është i garantuar, transmeton albinfo.ch. Por, kanë pranuar ata, praktika shpesh dallon nga njëri kanton në tjetrin.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










